“Projekti është i mirëstudiuar dhe ka ardhur me detaje. Stadiumi i ri do të ketë një kapacitet prej 10 mijë vendesh dhe është i mbuluar krejtësisht edhe në tribunat e tifozëve. Ky impiant kap vlerën e 3.5 milion eurove dhe do të jetë padyshim ndër më modernët në Shqipëri”, thuhet në faqen zyrtare të F.K. Kukësi.
Mbetet për t’u parë nëse qeveria dhe FSHF do jenë të gatshme të investojnë në këtë impiant modern në qytetin verilindor të vendit, i cili do të shërbejë edhe për ndeshjet ndërkombëtare ku përfshihen ndeshjet e Europa League dhe Champions League apo edhe takimet e kombëtares.
[gallery]24234[/gallery]
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com