Është publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit arsyetimi i Këshillit të Ministrave lidhur me kërkesën për pezullimin e Arben Malajt nga detyra e tij si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.
Arsyeja kryesore janë daljet publike të ish ministrit të Financave Arben Malaj. Në relacion thuhet se Shërbimi i Monitorimit i ka përcjellë Kuvendit shqetësimin për rastet e daljeve publike të anëtarit të Këshillit që shpesh kanë qenë me karakter politik, qëndrime personale, të palidhura me politika mbikëqyrjeje të Bankës së Shqipërisë dhe që nuk gjejnë asnjë referim në çështje të diskutuara në veprimtari të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.
“Personi i propozuar për shkarkim gjatë ushtrimit të detyrës ka shkelur rëndë etikën e punës dhe ka cenuar thellë interesat e Bankës së Shqipërisë” thuhet më tej në relacion.
Për sa më lart Këshilli i Ministrave i ka kërkuar edhe Këshillit Mbikëqyrës që të marrë në shqyrtim zbatimin e Kodit të Etikës nga anëtarët dhe të dalë me një vlerësim përfundimtar lidhur me zotin Malaj. Por, pavarësisht se ka kërkuar dy muaj më parë një vlerësim për këtë rast, nuk ka marrë asnjë përgjigje nga Këshilli Mbikëqyrës.
Për këtë arsye Këshilli i Ministrave argumenton se ky është një refuzim pa asnjë justifikim ligjor, ndaj një sjelljeje joetike. Me tej vazhdon duke thënë se ky është refuzim i hapur i respektimit dhe zbatimit të ligjit mbi të cilin anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës duhet të udhëhiqen dhe tentativë për pengimin e Kuvendit për të zbatuar ligjin në një rast evident të shkeljes së tij.
Në mungesë të një përgjigjeje nga Banka e Shqipërisë, Këshilli i Ministrave shprehet se do të ndjekë të gjitha hapat e duhura, konkretisht duke i propozuar Kuvendit shkarkimin nga detyra të Arben Malajt.
(Kliko këtu për të lexuar relacionin e plotë për shkarkimin e Arben Malaj)
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
43.1%
-
Gafë
52%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 5217
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VKM/ Qeveria unifikon shpërblimet për Policinë e Shtetit, masa deri në 3 rroga! Tagrin e ka Proda, ja 8 kriteret se si përfitohet
9 Janar, 21:17
-
Kanabisi mjekësor, Qeveria përcakton kriteret e kultivimit: Parcela, me mure 4 metra të lartë e sinjale alarmi në polici! Serverat e kamerave monitoruese në BE
9 Janar, 20:45
-
Sejko thirrje bankave: Bëhuni gati për SEPA-n brenda vitit, rrisni kredinë për biznesin e vogël
9 Janar, 15:55
-
Qeveria miraton bonusin e ri për pensionistët 5- 10 mijë lekë, kalon dhe 'Paketa e Maleve'! Zgjatet deri më 2028 afati për kompensimin e ish pronarëve
9 Janar, 13:04
-
Hekurudha Tiranë-Durrës/ Qeveria kërkon tjetër kredi 40 mln €: 8 stacione me vlerë 10.5 mln euro, u rritën kostot e ndërtimit
6 Janar, 18:59
-
Viti 2024 mbyllet me pesimizëm nga bizneset e qytetarët! BSH: Besimi në ekonomi u tkurr me 3.3% në dhjetor
6 Janar, 18:42
-
Pagesa të shpejta dhe me kosto të ulët përmes SEPA, Minxhozi: Sistemi funksional në tetor 2025
2 Janar, 10:14
-
Speciale/ Ekonomia përballë inflacionit e zhvlerësimit të valutave, Banka e Shqipërisë për Report TV: Ndaloni pagesat me euro! S’ka rrezik për krizë tjetër inflacioni (VIDEO)
2 Janar, 09:44
-
Viti i Ri/ Qeveria cakton 3 janarin ditë pushimi! Administrata shtetërore e nis Vitin e Ri me 5 ditë pushim
30 Dhjetor 2024, 21:04
-
Eduard Zaloshnja: Banka e Shqipërisë mund të sigurojë rezervë valutore për 12 muaj importe
30 Dhjetor 2024, 15:07
-
Të ardhurat nga puna jashtë vendit arritën në 458 milionë € për 9 muaj! Banka e Shqipërisë: 17% më shumë se në 2023
29 Dhjetor 2024, 07:41
-
Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda
26 Dhjetor 2024, 17:54