Zbardhet shkaku i vërtetë i
arratisjes së motrave Kajtazi

TIRANË -  Pak para se t’i vinin flakën shtëpisë së tyre në Durrës dhe të arratiseshin, motrat Kajtazi kanë pasur kontakt me disa punonjës të policisë. Efektivët kanë shkuar në banesën e tyre pasditen e 15 korrikut për të pyetur Orialdën 18-vjeçare dhe motrën e saj Klevisën 14 vjeç mbi shkakun e helmimit të prindërve të tyre dhe motrës së madhe.

Në një përmbledhje të hetimeve të deritanishme, Prokuroria e Durrësit thotë se pas këtij momenti, vajzat e kanë ndjerë veten të frikësuara se mos plani i tyre i “gatimit” të ushqimit për familjarët me ilaç gjumi zbulohej nga policia. Por mbi të gjitha, vajzat kishin frikë nga dhuna që mund t’i priste më tej nga prindërit, por edhe motra, pasi sipas dëshmisë së tyre, ato keqtrajtoheshin vazhdimisht.

Për të shpëtuar nga ky makth, thotë organi i akuzës, dy motrat gjetën si të vetmen zgjidhje për të mbuluar cka kishin bërë me prindërit, largimin nga shtëpia. Para se të digjnin shtëpinë, vajzat morën me vete disa veshje, dokumentet e identifikimit të tyre dhe të motrës së madhe dhe disa lekë të familjes. Motrat Kajtazi kanë hedhur dritë edhe mbi letrën me shkrimin e Klevisës që lanë në shtëpi para se të braktisnin gjirin familjar. Sipas dëshmisë së tyre para hetuesve, ka qenë 14-vjeçarja ajo që shkruajti edhe letrën me qëllim që ngjarja të dukej sikur ishte kryer nga persona që donin të hakmerreshin, dhe të hiqnin kështu përgjegjësinë nga vetja.
 
Në letër shkruhej: Meti ta morr hakun, të lashë pa shtëpi dhe pa dy vajzat e tua që nuk do t’i shohësh më me sy kurrë...
 
Motrat Kajtazi u larguan nga shtëpia më 15 korrik dhe u gjetën nga policia më 13 gusht në një banesë me qira që kishin marrë në qytetin e Vlorës. Vajzat deklaruan se nëse nuk do të ishin gjetur nga policia nuk do të ishin kthyer kurrë në shtëpi, pasi sipas tyre dhunoheshin nga familjarët. 


Të dhënat paraprake hetimore sipas Prokurorise se Durresit 
Me dt. ne dt.16.07.2015, rreth ores 02.30,  ne lagjen 15 ne Durres, ne banesen e shtetasit Hyqmet Kajtazi ka rene zjarr dhe jane djegur sende dhe orendi shtepiake. Ne banese nuk ka patur njerez te pranishem. Shtetasi Hyqmet Kjatazi, bashkeshortja e tij Anila Kajtazi dhe vajza e madhe e tyre Alketa Kajtazi, ne kohen qe eshte djegur banesa kane qene te shtruar ne spitalin e traumes ne Tirane pasi kane patur shenja helmimi ne dt. 15.07.2015. Ne banese kane qendruar dy vajzat e vogla te familjes Kajtazi shtetaset Orialda dhe Klevisa Kajrazi. Ne kohen qe nga banoret e zones eshte konstatuar renia e zjarrit, dy vajzat e mitura Orialda dhe Klevisa nuk kane qene ne banese por ishin larguar ne drejtim te paditur.

I demtuari, Hyqmet Kajtazi, ka konstatuar dhe ka deklaruar se ne banese i jane marre nje shume te hollash prej 400.000 leke dhe 800 Euro.
Me marrjen e njoftimit Policia Gjyqesore ka kryer veprimet e para hetimore ne funksion te evidentimit te rrethanave te faktit si dhe vertetimit te vepres  dhe autorit apo autoreve te mundeshme te saje. Jane pyetur te familjaret dhe te afermit e shtetaseve Orialda dhe Klevisa Kajtazi, shoqet dhe te njohurit e tyre si dhe jane kryer nje sere veprimesh dhe ekspertimesh.

Gjithashtu ne banese, pas kqyrjes se vendit te ngjarjes, eshte gjetur nje leter e shkruar me shkrim dore dhe me permbajtje te dyshimte, si “ Meti ta morr hakun, te lashe pa shtepi dhe pa dy vajzat e tua qe nuk do ti shohesh me me sy kurre . . . etj”

Eshte kryer ekspertimi grafik dhe me aktin e ekspertimti date 29.07.2015 ka rrezultuar se  doreshkrimi i tekstit ne formen e nje letre drejtuar Metit . . . duhet te jete shkruara nga shtetase Klevisa Kajtazi, krahasuar me modelet e paraqitura.

Ne daten 13.08.2015, ne vijim te veprimeve hetimore proceduriale, eshte bere e mundur gjetja e tyre ne nje banese te cilen e kishin marre me qira ne qytetitn e Vlores. Gjithashtu ne banesen ku ato qendronin jane sekuestruar  shuma e parave prej 100.000 leke, 100 Euro, telefonat celulare, pasaportat ne emer te shtetaseve Alketa Kajtazi dhe Orialda Kajtazi, karata e identitetit te shtetases Alketa Kajtazi.

Ne deklarimet e dhena si person qe  ka dijeni per rrethanat e hetimit dhe me pas si person ndaj te cilit zhvillohen hetimet, shtetaset Orialda dhe Klevisa Kajtazi kane shpjeguar se te dyja kane patur konflikte ne familje, jane keqtrajtuar nga prinderit dhe nga motra e madhe Alketa, dhe jane dhunuar fizikisht prej tyre. Per te dale nga situata e krijuar ne familje u ka lindur mendimi te perdorin ne ushqimin e gatuar ilace gjumi. Keto ilace jane predorur prej tyre dy here. Heren e pare ne muajin maj 2015 dhe heren e dyte ne dt. 14.07.2015, dhe kane sjelle si pasoje shqetesime shendetesore  dhe shtrimin e familjareve ne spital.

Ne pasditen e dates 15.07.2015, kur familjaret Hyqmet Kjatazi, bashkeshortja e tij Anila Kajtazi dhe vajza e madhe e tyre Alketa Kajtazi kane qene ne spital, dy vajzat e vogla, Orialda dhe Klevisa Kajtazi kane qene vetem ne banese. Ato shpjegojne se ne banese kane shkuar punojes policie per te pare dhe per te pyetur per shkakun e helmimit. Pas ketij momenti, vajzat e kane ndier veten te frikesuara dhe kane vendosur te largohen nga banesa, si e vetmja menyre per te mbuluar ate qe kishte ndodhur me ilacet ne ushqimin e prinderve dhe njekohesisht per te shpetuar prej keqtrajtimit te tyre.  Pasi kane vendosur te largohen nga banesa, kane marre me vete disa veshje, dokumentet e identifikimit te vetat dhe te motres se madhe si edhe disa leke te familjes.

Gjithashtu, vajzat kane shpjeguar se perpara se te largoheshin kane vene zjarr ne banese  dhe kane lene nje leter te shkruar, me qellim qe ngjarja te dukej sikur ishte kryer nga persona qe donin te hakmerreshin.
 
Nga sa siper me provat dhe aktet e grumbulluara ne hetim vertetohet qe me dashje dhe veprime aktive shtetaset Orialda dhe Klevisa Kajtazi, duke marre sendet dhe shumen e te hollave ne banese si edhe duke djegur banesen e familjet se tyre, kane  konsumuar vepren penale “Vjedhje” dhe  “Shkaterrimi i prones ne zjarr” e parashikuar nga neni 134/2,  151  i  Kodit Penal.
 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti