Zbardhet shuma marramendëse
që përfiton Skënderbeu në Europë

Zbardhet shuma marramendëse<br />që përfiton Skënderbeu në Europë
Suksesi i Skënderbeut në Kupat e Europës do të shpërblehet maksimalisht. Shuma që do të përfitojnë korçaret është marramendëse për një klub shqiptar.

Deri tani Skënderbeu ka kaluar dy ture në Europë, teksa fillimisht eliminoi Crusaders në turin e dytë dhe Milsamin në të tretin duke përfituar 700 mijë Euro.

Por tani vjen pjesa më e rëndësishme, pasi nëse Skënderbeu kalon play-off-in dhe futet në fazën e grupeve të Champions League do të përfitonte automatikisht 12 milionë Euro, ndërsa më pas fitorja në grupe llogaritet 1.5 milionë Euro, ndërsa barazimi 500 mijë, pa llogaritur të drejtat televizive dhe biletat.

Ndërsa në rastin më te keq, pjesëmarrja në grupet e Europa League, që tashmë Skënderbeu e ka siguruar do të mbushte arkat e klubit me 3 milionë Euro.

Shuma do të rritej më pas, pasi fitorja e një ndeshje në fazën e grupeve vlen 360 mijë Euro, ndërsa barazimi 120 mijë Euro. 


 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

SHBA, Departamenti i Drejtësisë ngre padi ndaj shtetit Virxhinia për shkelje zgjedhore

SHBA, Departamenti i Drejtësisë ngre padi ndaj shtetit Virxhinia për shkelje zgjedhore