Zbardhet skema, të pasurit
5 herë më shumë taksë shëndeti
Paketa fiskale, që po përgatit ministria e Financave për vitin e ardhshëm, përfshin, jo vetëm rritje të taksimit të shqiptarëve me të ardhura më të larta për pagat që marrin.
TIRANE- Paketa fiskale, që po përgatit ministria e Financave për vitin e ardhshëm, përfshin, jo vetëm rritje të taksimit të shqiptarëve me të ardhura më të larta për pagat që marrin. Një barrë e re do të vijë për ta, por dhe për ndërmarrjet që i punësojnë, edhe për siguracionet mbi shëndetin. Sipas burimeve nga grupi i punës pranë këtij dikasteri, që tashmë po u jep dorën e fundit ndryshimeve në akte ligjore e nënligjore, do të hiqet tavani për pagën maksimale të referencës për efekt të pagesës së sigurimeve shëndetësore, kështu që kjo pagesë do të rritet në përputhje me pagën që merr i punësuari.
Aktualisht, i punësuari paguan 1.7 për qind të pagës për sigurimin shëndetësor, ndërkohë që po të njejtin detyrim financiar ka ndaj tij edhe punëdhënësi. Në total, shifra prej 3.4 përqindësh nuk është e lartë, por një rritje e taksimit do të rëndonte sidomos ndërmarrjet që kanë një numër të madh punonjësish dhe ato që japin paga të larta.
Sipas ligjit 7870, paga më e lartë për efekt të pagesës së sigurimeve shëndetësore është caktuar 95.130 lekë në muaj. Deri në këtë nivel, kontributi rritet sëbashku me rritjen e pagës. Por, pastaj “stopon”.
Për shtetin, edhe ai që merr 3 apo 5 milionë lekë të vjetra në muaj ka të njejtin detyrim për sigurimet shëndetësore sa ai që deklaron 910 mijë lekë të vjetra. Kjo barrierë tashmë do të hiqet, sipas draftit, që duhet të kalojë në qeveri dhe Kuvend. Në këtë mënyrë, pagesa do të jetë progresivisht e lirë, duke kaluar, nga 3.234 lekë në muaj për një pagë 300 mijë lekëshe, në 10.200, me një rritje trefish. Ndërsa për një pagë 500 mijëshe shifra kalon nga tavani aktual prej 3.234 lekësh, në 17 mijë lekë në muaj, me një rritje më shumë se pesë herë.
Deri tani, ishte përcaktuar që paga maksimale për efekt kontributesh të llogaritej sa pesëfishi i asaj minimale. Por këtu përfitonin mjaft pagat e larta, si nivel taksimi.
Një propozim tjetër është ai që të vetëpunësuarit t’i paguajnë kontributet shëndetësore në masën 3.4% të dyfishit të pagës minimale, nga 7% e pagës minimale që paguajnë aktualisht.
Për sa i përket TVSH-së së energjisë elektrike, burimet nga Ministria e Financave bëjnë të ditur se ajo nuk pritet të ndryshojë, duke mbetur “e ankoruar” në 20 për qind, por do të rritet shuma e subvencionimit për shtresat në nevojë. Ndërkombëtarët mbeten gjithnjë kundër ndryshimeve të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, ku i vetmi ndryshim që duket se është pranuar deri tani ka të bëjë me TVSH-në e ilaçeve, që rikthehet në zero, si ka qenë para se ta ndryshonte qeveria Berisha, e cila e ngriti në nivelin 10%.
Shkrimi u publikua sot (30.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.7%
-
PD
13.7%
-
Partitë e vogla
19.7%
Vota total: 879
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama mbetet lideri më i besuar për shqiptarët, Berisha i dyti me 36%! Lapaj i treti, Meta në 2%! Ja shifrat për Qorin, Shehajn e Doshin
13 Mars, 22:42
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:37
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:36
-
Sondazhi i Piepolit/ 60% e shqiptarëve: Task-Forca e SPAK për krimet elektorale s’ndikon në zgjedhje
13 Mars, 22:30
-
A duhet kontroll mbi SPAK? 40% e qytetarëve shprehen pro në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:24
-
A po abuzon SPAK me masat e paraburgimit? Ja si përgjigjen qytetarët në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:22
-
Sondazhi i Piepolit/ 63% e shqiptarëve thonë se SPAK është i pavarur, por 40% duan që të vihet në kontroll! Çfarë mendojnë për arrestet me burg
13 Mars, 22:17
-
Spahiu: Partitë e reja, kanë faj historik që nuk u bashkuan kundër Ramës dhe Berishës
13 Mars, 22:16
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Shqiptarët pro mbylljes së TikTok, 56% mbështesin vendimin e qeverisë
13 Mars, 22:12
-
Aksident tragjik në aksin Bulqizë-Shupenzë/ Fuoristrada me 6 familjarë del nga rruga, humb jetën nëna! Burri, 3 fëmijët dhe e afërmja e tyre transportohen drejt Traumës (VIDEO)
13 Mars, 21:58
-
Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj
13 Mars, 21:57
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit, 52% e shqiptarëve s’kanë besim te partitë e reja opozitare! Ja shifrat për të ‘vegjlit’ që synojnë mandate më 11 maj
13 Mars, 21:47