Zbardhet telefonata e fundit të bosit italian të drogës para se të vdiste: Kujdesu për fëmijën! Dyshohet se u vra me urdhër të Elvis Demçes nga burgu

Zbardhet telefonata e fundit të bosit italian të drogës para se të vdiste: Kujdesu për fëmijën! Dyshohet se u vra me urdhër të Elvis Demçes nga burgu

Bosi i drogës, Francesco Vitale dhe Elvis Demçe

ITALI- Një telefonatë para se të vdiste ka nxjerrë në dritë të tjera detaje pas vdekjes së trafikantit italian të drogës, Francesco Vitale, i cili u gjet i pajetë në rrethana të dyshimta mëngjesin e 22 shkurtit.

Mediat italiane kanë publikuar bisedën e tij të fundit përpara se të gjendej i vdekur, ku mësohet se bisedoi me bashkëshorten mbrëmjen e datës 21 shkurtit. Ai i ka lënë fëmijën amanet së shoqes duke nxitur dyshimet tek autoritetet italiane se dikush e ka shtyrë nga ballkoni. Vitale u rrëzua nga kati i pestë i një pallati në rrugën Pescaglia alla Magliana në qytetin e Romës.

“Dashuria ime, gjithçka ka marrë fund. Kujdesu për veten dhe për fëmijën tonë”, i tha Vitale gruas së tij në telefon.

Karabinierët dyshojnë se Vitale është shtyrë nga dritarja, ose është hedhur vetë për t’i shpëtuar rrëmbyesve që e torturuan për më shumë se dymbëdhjetë orë.

Rrëmbimi i tij, sipas hetimeve, është kryer për një borxh ende të pashlyer që kapte shifrën e majme prej 500 mijë eurosh që u kishte grupeve kriminale. Borxhi mendohej të jetë një ngarkesë kokainë e pa paguar.

Vdekja e Vitales është plot mister pasi rrëmbyesit kontaktuan familjen e tij edhe pas vdekjes duke i kërkuar shlyerjen e borxhit dhe shpërblimin për lirimin e tij. Një ditë para se të vdiste, Vitale kishte shkuar nga Bari në Romë me të fejuarën e tij për të takuar personat të cilëve u detyrohej për borxhin. Megjithatë, takimi u kthye në një rrëmbim, duke e dërguar në banesën ku ai u gjet i vdekur.

Pista e hetimeve kanë përmendur disa persona të dyshuar për krimin, por gjithsesi dyshimet janë të forta për Elvis Demçen. Mediat italiane shkruajnë se pas vrasjes mund të fshihet krimineli shqiptar,

Kujtojmë se Demçe aktualisht ndodhet në burg për një sërë veprash penale dhe njihej si “Zot” i trafikut të drogës dhe veprimtarive të tjera kriminale në Romë. 

Mediat italiane i kanë bërë jehonë aktivitetit kriminal të Elvis Demçes në Romë. Përmes një artikulli me titull “Droga, mbledhja e borxheve, egërsia. Kështu bota e krimit shqiptar hëngri Romën”, La Republica shkruante disa muaj më parë se historinë e bandave kriminale të Romës që mbushën me drogë kryeqytetin italian. Grupi i shqiptarëve, drejtuesit e bandës Arben Zogu, Dorian Petoku dhe Elvis Demçe, evidentohen si sigures të vendi të rëndësishëm në tavolinën e mafias italine. 

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet