Procedimet penale, ecuria e tyre në Gjykata dhe cilat kanë qenë vendime e drejtësisë për dosjet e ndjekura nga akuza do të jenë pjesë e analizës së Prokurorisë së Përgjithshme që do të mbahet brenda muajit shkurt të këtij viti.
ReportTv ka siguruar udhëzimin e prokurorit Adriatik Llalla ku i kërkon vartësve të tij në rrethe të raportojnë për ecurinë e politikave penale, veprat penale dhe format e kriminalitetit që shfaqen në juridiksionin e tyre si dhe performancën e çdo Prokurori e Oficeri të Policisë Gjyqësore përgjatë 2016-ës.
Ky udhëzim i kryeprokurorit është nënshkruar ditët e fundit të 2016-ës ndërsa burime për ReportTv bënë me dije se në filtër do të kalojë dhe performance financiare e këtyre institucioneve dhe menaxhimi i fondeve dhe burimeve njerzore.
/Shqiptarja.com