Zbardhet vendimit/Artan Shkëmbi dekonspiroi operacionin gjerman për hetimi ndaj 2 shqiptarëve për trafik kokaine, Gjykata e Lartë lë në fuqi pezullimin e tij nga detyra

Zbardhet vendimit/Artan Shkëmbi dekonspiroi operacionin gjerman për hetimi ndaj 2 shqiptarëve për trafik kokaine, Gjykata e Lartë lë në fuqi pezullimin e tij nga detyra

Artan Shkembi

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka refuzuar kërkesën e ish-zv.drejtorit të OFL-së, Artan Shkëmbi për t’u rikthyer në polici, pas pezullimit nga GJKKO për akuzën e dekonspirimit të një operacioni të nisur nga autoritetet gjermane. Kolegji penal i Gjykatës së Lartë vendosi të lërë pezullimin e tij nga detyra. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka siguruar vendimin e plotë të Kolegjit Penal, ku tregohet edhe se për cilin operacion akuzohet Shkëmbi se ka dekonspiruar.

Shkëmbi do të vijojë të qëndrojë nën hetim nga SPAK për “korrupsion” dhe “zbulim i akteve ose i të dhënave sekrete”, për dekonspirim informacionesh. Pezullimi i Shkëmbit ka ardhur pas një informacioni të mbërritur nga drejtësia Gjermane, e cila kishte kërkuar hetim dhe bashkëpunim për dy trafikantë shqiptarë, Aleksandër Prronin e Klaudio Vukajn. Sipas informacionit nga gjermanët,  trafikantët janë lajmëruar nga Shkëmbi se ishin vënë në hetim për verifikimin e pasurisë. Gjithashtu në vendimin për mos rikthimin e tij në detyrë, kolegji penal i Gjykatës së Lartë arsyeton se ka dyshime të bazuara në prova, se i hetuari Artan Shkëmbi, mund të ketë përcjellë të dhëna që janë të mbuluara nga sekreti hetimor tek personat që po hetohen në Gjermani, përmes një personi të tretë akoma të paidentifikuar. Shtetasi Artan Shkëmbi për shkak të funksionit të tij si drejtues i lartë në Policinë e Shtetit, dyshohet se ka zbuluar akte sekrete, duke dekonspiruar hetimet që po zhvilloheshin në Gjermani ndaj disa shtetasve shqiptarë, veprim ky që dyshohet të jetë kryer prej tij për shkak të marrjes së një përfitimi të parregullt apo duke ndihmuar këto shtetas të dyshuar si pjesë e një organizate kriminale, duke krijuar lehtësi për to në vijimin e aktiviteti kriminal.

Për këto arsye Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë shprehet se caktimi i masës ndaluese “pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, është i drejtë deri në këtë fazë të procedimit penal ndaj Artan Shkëmbit.  

Si ndodhi dekonspirimi nga Aratan Shkëmbi dhe si u zbulua nga gjermanët? Procedim penal ndaj tij u regjistrua pas referimit nga Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë, të informacionit të marrë nga Zyra e Oficerit Ndërlidhës të kësaj ambasade në  Shqipëri. Sipas këtij informacioni që mban datën 09.09.2020, rezulton se në Gjermani po  hetohen dy shtetas shqiptare të dyshuar për import të paligjshëm kokaine (trafikim i narkotikëve sipas ligjit shqiptar). Në kuadër të hetimit që po zhvillohet në Gjermani është konstatuar se të dyshuarit janë informuar për hetimet në ngarkim të tyre, informacion që dyshohet të jetë përcjellë nëpërmjet një punonjësi të Policisë së Shtetit dhe një personi të afërt të tij. Sipas këtij informacioni ekziston dyshimi që punonjësi i policisë së shtetit ju ka dhënë rregullisht informacione, në mënyre indirekte, nëpërmjet personit të kontaktit apo edhe direkt anëtarëve të grupeve kriminale. Në këto rrethana, në kuadër të bashkëpunimit oficeri ndërlidhës ka kërkuar nga autoritetet shqiptare, identifikimin e punonjësi dhe nisjen e një hetimi për të verifikuar nëse është konsumuar vepër penale në mbështetje të një organizate kriminale apo grupi të strukturuar kriminal. Prokuroria e Hamburgut në Gjermani po kryen hetime në ngarkim të shtetasve shqiptarë Aleksandër Prroni e Klaudio Vukaj, si dhe ndaj personave të tjerë të dyshuar për trafik të paligjshëm të kokainës, duke importuar në Gjermani sasi të konsiderueshme. Autoritetet gjermane në bashkëpunim me ato shqiptare i kanë përcjellë palës shqiptare më datë 19.03.2020 kërkesën për verifikimin e pasurive të zotëruara nga shtetasit Aleksandër Prroni e Klaudio Vukaj, në Shqipëri, si dhe verifikimin e të dhënave të tjera të vlefshme për hetimin pasuror apo hetimin penal. Kjo kërkesë është shoqëruar me kërkimin që verifikimet të kryhen... “nëse mund të garantohet që këto informacione nuk do të arrijnë te personat nën hetim në Gjermani, nëse jo, ju lutemi që kërkesa të mos përpunohet deri sa hetimet në Gjermani të kalojnë ne fazën e hapur”. Sipas akteve të fashikullit, kjo kërkesë është depozituar në Policinë e Shtetit në datë 03.04.2020, ndërkohë që përgjigje zyrtare është kthyer në datë 22.04.2020. Zyra e Oficerit Ndërlidhës, në informacionin e përcjellë pranë prokurorisë së posaçme thekson se, nuk ka të dhëna që përgjigja e kërkuar të jetë dërguar para datës 22.04.2020. Ndërkohë, gjatë hetimeve të zhvilluara në  Gjermani, ka rezultuar se kjo kërkesë e autoriteteve gjermane për verifikimin e pasurive apo verifikime të tjera të dobishme për hetimet e nisura ndaj shtetasve Aleksandër Prroni e Klaudio Vukaj, i është dërguar të hetuarit Klaudio Vukaj në datë 10.04.2020 rreth orës 16:00. Përveç kërkesës së datës 19.03.2020 të Grupit të Përbashkët Hetimor për Narkotikët në Kil (GER Kiel) është evidentuar nga autoritetet gjermane se shtetasit Klaudio Vukaj i janë përcjellë edhe fotot e tij dhe të personit tjetër nën hetim Aleksandër Prroni, së bashku me të dhënat e nxjerra nga sistemi Deep See.

Klikoni këtu pë vendimin e plotë

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI