Zbardhet vendimi, ja kush ndikoi
 në lirimin e Ballistit nga burgu

Zbardhet vendimi, ja kush ndikoi<br /> në lirimin e Ballistit nga burgu
Gjykata e Lartë ka zbardhur vendimin që liroi më 28 dhjetor të 2015 Ismail Morinën nga burgu duke e lënë në arrest shtëpie. Vendimi për ndryshimin e masës së sigurisë për Ismail Morinën të njohur si ‘Ballisit’ u bazua në faktin se Ministria e Brendshme nuk i siguroi urdhër mbrojtje, nuk paraqet rrezikshmëri të lartë, masa ekstreme nuk mund të bazohet vetëm në ashpërsinë e dënimit dhe shfuqizimin që Kushtetuesja i bëri vendimit të qeverisë që rriste marzhin e dënimit për rastet e armëmbajtjes pa leje. 


 
  1. Gjykatat e faktit në caktimin e masës shtrënguese “Arrest në burg”, si një masë izoluese nuk ka bërë një analizë të shkaqeve se përse çdo lloj mase tjetër është e papërshtatshme, pasi caktimi i kësaj mase sigurimi, nuk mund të bazohet vetëm në ashpërsinë e dënimit të mundshëm që personi rrezikon.
 
  1. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese më datë 10.12.2015 për shfuqizimin e vendimit të qeverisë që rriste marzhin e dënimit për rastet e armëmbajtjes pa leje, ku parashikohej se çdo person që arrestohet për armëmbajtje pa leje rrezikonte një dënim nga 7 deri 15 vjet burg.
 
  1. Masa arrest me burg nuk i përgjigjet rrezikshmërisë së personit nën hetim, i cili është i pa dënuar, pa precedentë të mëparshëm.
 
  1. Duke ju referuar edhe  ngjarjes se ndodhur ne ndeshjen Shqipëri –Serbi dhe jehonës qe ajo pati ne te dy shtetet, personi nen hetim Ismail Morina i është drejtuar me pare Ministrisë se Brendshme, për te siguruar mbrojtje prej saj, por ne asnjë rast nuk rezulton qe një mbrojtje e tillë i është ofruar këtij personi.
 
Ismail Morina u arrestua një ditë përpara ndeshjes me Serbinë që Shqipëria do të zhvillonte në Elbasan, pasi iu gjetën në makinë dy pistoleta pa leje dhe disa bileta.
 
‘Ballisti’ qëndroi në burg deri në fund të dhjetorit, pasi Gjykata e Shkallës së Parë dhe Apelit u shprehën kundër lirimit.
 
Morina pas ngritjes së dronit në Serbi me flamurin kuqezi të ‘Shqipërisë së Madhe’ dhe figurat e Ismail Qemalit dhe Isa Boletit u kthye në heroin e tifozëve kuqezi, pasi rrëmuja në fund të ndeshjes në Serbi nga vendasit i dha Shqipërisë tre pikët në CAS.
 
Tashmë Morina do të gjykohet në arrest shtëpi për akuzat e armëmbajtjes pa leje.

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës