Zbardhet vendimi: Sekuestro
pronave të Taçit në fshatin Rinia

Zbardhet vendimi: Sekuestro<br />pronave të Taçit në fshatin Rinia
TIRANE- Përmbarimi sekuestron tetë pasuri të biznesmenit Rezart Taçi, ku pesë prej tyre janë në fshatin Rinia dhe pjesa tjetër ndodhet në zonën e autostradës dhe dy pasuri janë në Tiranë. Vendimi për sekuestrimin, është marrë pasi Taçi nuk ka qënë në gjëndje të paguante kredinë 4.4 milion euro që kishte marrë në një bankë të nivelit të dytë.

Përmbarimi privat sekuestron pronat e biznesmenit të naftës Rezart Taçi. Bëhet fjalë për 8 pasuri, ku 5 prej tyre ndodhen në fshatin Rinia, të cilat janë tokë arrë. Vendimi për sekuestrimin e pasurive ka ardhur menjëherë pasi banka Instesa Sanpaulo ka nxjerë titullin ekzekutiv, kun në vendimin e gjykatës së Tiranës flitet për një kredi të marrë nga ana e manjatit të naftës me një vlerë prej 4.4 milion euro.

Kjo shumë financiare, nuk është mundur të shlyhet nga Rezart Taçi dhe për pasojë banka ka marrë masa për bllokimin që zotëron Rezart Taçi dhe babai i tij Mustafa Taçi. Lidhur me këtë vendim, çështja është marrë në dorë nga studjo përmarimore “Strati”, e cila nëpërmjet përmbaruesit gjyqësor Ervin Malotaj, ka vendosur masën e sekuestros conservative të pronave që janë në pronësi të Mustafa Taçit dhe Rezart Taçit. Gazeta “Shqiptarja.com”, zbardh të plotë vendimin e sekuestrimit të pronave, ku tregohet harta e vendodhjes së tyre dhe sipërfaqet tokësore të bllokura në fshatin Rinia, në porto Romano, aty ku zotëron prona dhe biznesmeni serbo-boshnjak Damir Fazlliç.

TOKAT TEK RINIA
Në vendimin e përmbarimit për vendosjen e sekuestros konservative rezulton se Rezart Taçi, është pronar i pesë sipërfaqeve tokësore, që ndodhen në fshatin Rinia. Në total të pesta këto sipërfaqe shkojnë në 50 mijë e 170 metra katror. E gjithë kjo pasuri ndodhet në pesë çertifikata pronësie, dhe se aktualisht shitja e tyre në hipotekë nuk mund të kryhet pasi përmbarimi ka vendosur të bllokojë këto pasuri. Në vendim thuhet se urdhërohet zyra e hipotekës që të bëjë shënimet përkatëse mbi pasuritë dhe të paisë kreditorët me kopje të dokumentit të pronësisë. Një vendim i tillë është marrë në muajin shtator 2013 dhe se tashmë të gjitha këto pasuri janë të sekuestruara.

PRONAT E TJERA
Veç pasurive në fshatin “Rinia”, përmbarimi ka arritur të identifikojë dhe prona të tjera, ku bëhet fjalë për një kompleks biznesi, ku janë karburanti, Bar-Restorant, Hotel, Servis dhe një sipërfaqe toke prej 7500 metra katror. Veç kësaj përmbarimi ka arritur të sekuestrojë dhe dy apartramente me mbi 100 metra katrorë, të cilët ndodhen në Tiranë, në rrugën “Qemal Stafa”. Të gjitha këto prona tashmë janë sekuestruar dhe se pronësia mbi to i ka kaluar bankës “Intesa Sanpaolo”. Ky nuk është rasti i parë që Rezart Taçit i sekuetsrojnë pasurinë. Pak ditë më parë gjykata e Tiranës, vendosi një tjetër të nxjerë urdhërin e ekzekutimit për bllokimin e pasurisë së Taçit, pasi nuk ka shlyer një kredi prej 7.5 milion dollarë.

Tek Rinia
Tokë arë 30.000 m2
Tokë arë 4.980 m2
Tokë arë 8.824 m2
Tokë arë 4.900 m2
Tokë arë 5.170 m2

Në Tiranë
Apartament 100m2
Apartament 146 m2
Në autostradë
Truall 7500 m2
Karburant
Bar-Restorant
Hotel
Servis
 
Shkrimi u publikua sot (1.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve