Zbardhet vrasja e Armando Beqirit, 35-vjeçari ekzekutoi me 9 plumba bashkëkombasin në Islandë, i shpallur në kërkim edhe nga policia shqiptare

Zbardhet vrasja e Armando Beqirit, 35-vjeçari ekzekutoi me 9 plumba bashkëkombasin në Islandë, i shpallur në kërkim edhe nga policia shqiptare

Armando Beqiri dhe Angjelin Stërkaj

Është zbardhur ekzekutimi i shqiptarit Armando Beqiri në 13 shkurt të këtij viti në Islandë. Autori është një shqiptar dhe siç raportojnë mediat e huaja në Islandë, quhet Angjelin Stërkaj.

Policia islandeze në një konferencë për shtyp në Reikjavik deklaroi se Armando Beqiri ishte i lidhur me krimin e organizuar. Autori i arrestuar është Angjelin Stërkaj, 35 vjeç, por në rrjetet sociale identifikohet si Angjelin Mark Stërkaj.  

Angjelin Stërkaj nuk është një emër i panjohur edhe për policinë shqiptare, pasi është shpallur në kërkim për vjedhje me dhunë. Sipas mediave ndërkombëtare ai ka jetuar në Islandë për rreth 7 vjet dhe është e qartë se kishte armiqësi midis tij dhe Armando Beqirit, të ndjerit.

Armando drejtonte një kompani sigurie me disa bashkatdhetarë të tij. Policia pretendoi sot në një konferencë për shtyp se ai kishte pasur lidhje me botën e krimit.

Angjelin Stërkaj u arrestua tre ditë pas vrasjes së Armando Beqirit. Ai vazhdimisht e mohoi se kishte lidhje me ekzekutimin e Armando Beqirit, por hetimet dhe të dhënat e policisë zbuluan se vrasja ishte kryer nga ai.

Në takimin informues u tha që policia është në dijeni të arsyes së vrajses, por nuk e bën të ditur atë. Burimet e pakonfirmuara të medias islandeze pretendojnë se armiqësia personale midis Armando dhe Angjelin është arsyeja kryesore e vrasjes. 

Kujtojmë se Armando Beqiri u ekzekutua me pistoletë silenciator më 13 shkurt në derë të shtëpisë, rreth orës 23:57, sapo ishe kthyer në shtëpi dhe kishte parkuar makinën. Autori i cili po e priste e ka qëlluar me më shumë se 5 plumba, pas shpine, në qafë dhe kokë, duke bërë që 33 vjeçari të ndërronte jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

Ai jetonte prej vitesh në Islandë dhe ishte pronar i një kompanie sigurie fizike, që në shumë pak kohë kishte arritur një sukses të mënjëhershëm. 33 vjeçari nga Tepelena  la pas gruan e tij shtatzënë dhe një djalë të vogël, të cilët ishin në shtëpi kur ai u qëllua.

Angjelin Stërkaj i kërkuar nga policia shqiptare

Angjelin Stërkaj

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin

Gaza/ foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin