VIDEO/ Zbardhet zjarrvënie e makinës së UKT pranë Bashkisë së Tiranës një javë më parë, në pranga 28-vjeçari! Dalin pamjet, momenti kur hedh poshtë automjetit shishen me lëndë djegëse

Endrit Jolldashi, 28-vjeç, është arrestuar nga policia, si personi që i vuri zjarrin një automjeti në pronësi të UKT-së, ngjarje e ndodhur pranë Bashkisë së Tiranës. Ngjarja u regjistrua më 23 mars, ndërsa Policia ka publikuar edhe videon ku duket momenti kur i riu, duke lëvizur me biçikletë, hedh një shishe me lëndë djegëse poshtë makinës.

Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së tij, Policia gjeti një thikë, veshje që dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së veprës penale, një shishe plastike e mbushur me benzinë, një pushkë sportive, një biçikletë dhe dy aparate celulare.

28-vjeçari akuzohet për veprat penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr", "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive". 

Zjarri u fik menjëherë, ndërsa dëmet e shkaktuara ishin të vogla. Nuk dihet motivi i këtij veprimi nga 28-vjeçari.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë