Agjentët italianë ‘zbarkojnë’ në SPAK, marrin në pyetje të penduarin e drejtësisë Nuredin Dumanin

Agjentët italianë ‘zbarkojnë’ në SPAK, marrin në pyetje të penduarin e drejtësisë Nuredin Dumanin

Nuredin Dumani

I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, që ka rrëfyer dhe zbardhur dhjetëra ngjarje kriminale në Shqipëri, po shikohet me interes edhe nga hetuesit e huaj.

Ai dyshohet se ka informacion edhe për krime që kanë ndodhur jashtë vendit. Të enjten në SPAK kanë mbërritur agjente të autoriteteve italiane të cilët e kanë marrë në pyetje në praninë e një përkthyesi. Sipas informacioneve hetuesit e antimafias e kanë pyetur Nuredin Dumanin për disa episode mes tyre edhe për trafik lendesh narkotike, por edhe vepra të tjera penale.

Burime të tjera bëjnë me dije se interes për të pyetur vrasësin me pagesë për ngjarje të caktuara ku janë përfshirë grupe kriminale shqiptare kanë shfaqur edhe agjenci të tjera ligjzbatuese të vendeve europiane.

Dëshmitë e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt, nga qelia zbërthyen vrasjet nga grupet e organizuara kriminale të një dekade nga viti 2011 deri në 2022-shin. Shqiptarja.com siguroi dosjen e plotë të rrëfimit të dy të penduarve të drejtësisë Nuredin Dumanit dhe 'ushtarit' të tij Henrik Hoxhës, ku tregohen me detaje ngjarjet kriminale më të rënda në vend. Ndaj, Dumanit rëndojnë 17 akuza dhe Hoxhës 8 akuza. Krimet më të shumta Nuredin Dumani ka rrëfyer se i ka bërë me Talo Çelën, si dy ortak njohur me pseudonimet, Lala dhe Bubi, pjesë e të njëjtit grup kriminal, por që shoqëria mes tyre mori fund pas grabitjes në aeroportin e Rinasit, për ndarjen e 4.3 milionë euro.

Sipas SPAK, dëshmia e Dumanit përputhet me provat e administruara në këto ngjarje kriminale, kryesisht ekzekutime mafioze të porositura nga persona me precedentë të theksuar kriminalë, apo grabitje. Për këtë arsye, shumë dosje do të rihapen për tu shtuar prova të reja. Ndër akuzat më të rënda që Dumani zbuloi për herë të parë para drejtësisë, ishte ekzekutimi i Ervis Dedej nga Talo Çela, që më tej i preu futin nënës së tij Fatmira, kur nisi të kërkonte drejtësi për të birin.

Për këtë operacion të SPAK, u lëshuan 32 urdhër arreste. Më shumë se 12 janë ngjarjet kriminale që mendohet se janë zbardhur nga dëshmia e Nuredin Dumanit, pas arrestimit dhe janë goditur 8 grupe kriminale pasi Dumani dhe Hoxha bashkëpunuar me drejtësinë për të zbardhur krimet ndër më të rëndat në këto vitet e fundit, ekzekutime mafioze por edhe urdhra për vrasje, pagesa qindra mijëra euroshe për ekzekutime etj. Krimet më të shumta Nuredin Dumani ka rrëfyer se i ka bërë me Talo Çelën, si dy ortak njohur me pseudonimet, Lala dhe Bubi, pjesë e të njëjtit grup kriminal, por që shoqëria mes tyre mori fund pas grabitjes në aeroportin e Rinasit, për ndarjen e 4.3 milionë euro.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja