TIRANE-Ish-ministri i Brendshëm ka reaguar me një postim në faqen e tij zyrtare në Facebook pas zbardhjes së vendimit të Apelit me argumentet se përse e riktheu procesin në pikën zero duke e çuar dosjen për rigjykim. Betejën, Saimir Tahiri e cilëson si politike.

"Edhe 'në emër të politikës'...Beteja vazhdon" shkruan ai. Gjykata e Apelit rrëzoi vendimin e shkallës së parë për ish- ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe rikthen çështjen për gjykim me argumentin se u shtuan akuzat, por u gabua në rikualifikimin e veprës penale.


Postimi i Saimir Tahirit