Kanë zbarkuar mbrëmjen e sotme në aeroportin e Rinasit dy kombëtaret e futbollit, Spanja dhe Shqipëria.
Iberikët mbërritën në Shqipëri rreth 60 minuta me vonesë për shkak të motit të keq, ndërsa lojtarët dhe stafi teknik nuk kanë pranuar që të japin asnjë prononcim për mediat.
I vetmi që ka përshëndetur në aeroport ka qenë sulmuesi i Çelësit, Diego Costa.
Ndërsa për t'u veçuar ka qenë edhe një episod me gazetarët spanjoolë, të cilët ngatërruan daljen në aeroport, teksa fillimisht u futën te salla VIP dhe më pas përfunduan te kabinat e policisë.
Por me ndihmën e punonjësve të aeroportit kanë gjetur daljen e saktë dhe më pas kanë udhëtuar me ekipin e tyre kombëtar drejt Shkodrës, të shoqëruar nga forcat RENEA.
Në Shkodër ekipi spanjoll do të akomodohet te 'Grand Hotel Europa'. E ndërsa sonte do të qetësohen nga rruga, nesër spanjollët do të zhvillojnë seancën e parë stërvitore për të qenë gati për të dielën.
(Mbërrin ekipi spanjoll në Shkodër)Edhe kombëtarja shqiptare ka mbërritur po sonte në Rinas nga Lihtenshteini dhe udhëtoi direkt drejt Shkodrës.
Dy ekipet do të ndeshen ditën e diel në orën 20:45 në Shkodër për eliminatoret e Rusi 2018.
Aktualisht Shqipëria kryeson grupin, ndërsa Spanja dhe Italia ndodhen në vendin e dytë.
[gallery]18990[/gallery]
dy.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?
-
Sali Berishën
66.2%
-
Edi Ramën
27.9%
-
Nuk e di
5.9%
Vota total: 6146
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pritet të nisë protesta/ Policia stacionon fikëset e zjarrit pranë kryeministrisë! Gati për të ndërhyrë
7 Tetor, 18:05
-
Ende pa nisur protesta shënohet incidenti i parë, digjet një gomë makine tek Presidenca
7 Tetor, 18:05
-
VIDEO/ Protesta e opozitës, mblidhen protestuesit e parë para Kryeministrisë
7 Tetor, 18:04
-
Integrimi i Serbisë në BE, Vuçiç takon Scholz: Diskutuam edhe për Kosovën
7 Tetor, 18:03
-
FBI seminar me prokurorët e SPAK, Ambasada e SHBA: Pranë institucioneve të pavarura, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar!
7 Tetor, 17:54
-
Rreshtohet kordoni i parë policor përpara Kryeministrisë, konfirmohet dhe prania e Antiterrorit (VIDEO)
7 Tetor, 17:52
-
Protesta/ Dule e Ndoka mbërrijnë në selinë e PD (VIDEO)
7 Tetor, 17:51
-
Turqia emëron imamin turk në krye të Xhamisë së Namazgjasë
7 Tetor, 17:41
-
VIDEO/Protesta e PD, FNSH brenda Kryeministrisë! Autobotë me ujë jashtë godinës
7 Tetor, 17:36
-
‘Pakti për vdekjen e Universitetit', protestuesit e parë para Kryeministrisë
7 Tetor, 17:27
-
Një vit nga sulmi i Hamasit në Izrael, Spiropali: Dhimbje pafund për të vrarët dhe pengjet, të kontribuojmë për një paqe të qëndrueshme
7 Tetor, 17:26
-
FOTOLAJM/ 'Lironi deputetin Salianji!' Militantët nisin të mblidhen tek selia e PD-së, shikoni çfarë ndodh
7 Tetor, 17:23