Ka mbërritur në Shqipëri ekipi përfaqësues i Zvicrës për ndeshjen e vlefshme për kampionatin botëror që do të zhvillojë në Tiranë.

Të pranishëm me grupin kanë qenë të gjithë shqiptarët që luajnë me Zvicrën. Valon Berhami ka deklaruar” Është thjeshtë një ndeshje futbolli dhe asgjë më shumë, nuk duhet komentohet kaq shumë”.

Xhaka në anën tjetër shprehet se “Pres reagimin e ashpër që do të ketë nga ana e tifozëve në stadium. Rasti i humbur në ndeshjen e parë në Zvicër vazhdon që të më rëndojë akoma”. Blerim Xhemajli shprehet se edhe pse Zvicrës i nevojitet vetëm një pikë, do të luftojë për fitore.

Ai shton gjithashtu se emocionet për debutimin në “Qemal Stafa mund të jenë të mëdha. Kombëtarja zvicerane është akomoduar në hotel “Sheraton” dhe stërvitjen e vetme do ta zhvillojë pasditen e së Enjtes në stadiumin “Qemal Stafa”.