Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, ka pritur në një takim këtë të enjte kryetaren e Këshillit të Lartë Gjyqësor Naureda Llagami dhe kryetarin e Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela me fokus zbatimin e hartës së re gjyqësore.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Manja bëri të ditur se, qëllimi i takimit ishte të diskutohej për përmbushjen e Hartës së Re Gjyqësore në qytetet e Tiranës, Durrësit, Fierit dhe Gjirokastrës.
Bashkëpunimi dhe dialogu i hapur me kryetaren e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Prokurorin e Përgjithshëm shënon një hap të rëndësishëm drejt zgjidhjes së problemeve dhe përmirësimit të shërbimeve ligjore për qytetarët.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
“Biseduam për ecurinë e zbatimit të Hartës së Re Gjyqësore në Tiranë, Durrës, Fier dhe Gjirokastër, me fokus zgjidhjen e problemit afatshkurtër dhe afatgjatë për godina pune për gjyqtarët dhe prokurorët në këto rrethe gjyqësore”, shkruan Manja.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)