Nga Aldo Bare tek Laert Haxhiu, si 18-të të penduarit e drejtësisë ‘fundosën’ bandat kriminale

Artan Tafani, i njohur edhe me emrin Marjus Tafani, i cilësuar si “ushtari” i Laert Haxhisë, u arrestua për grabitjen e një pike këmbimi në zonën e Astirit, por tregoi 6 vrasje dhe atentate me tritol duke zbardhur 18 vepra penale. Ai është më i fundit i një grupi prej të paktën 18 personash personash që u bënë të penduar dhe bashkëpunëtorë të drejtësisë në Shqipëri. Ata kanë treguar jo vetëm veprat penale të kryera prej grupeve kriminale ku kanë bërë pjesë, por kanë orientuar hetuesit edhe në gjetjen e provave dhe dëshmitarëve që më parë nuk ishin evidentuar.

Ligji për dëshmitarët dhe bashkëpunëtorët e drejtësisë garanton mbrojtje e ndihmë për familjen dhe lehtësim të dënimit për ta, me kushtin që ata të jenë të vërtetë në deklarimet që japin dhe ato të jenë efektive jo vetëm në provueshmërinë e krimeve të evidentuara, por edhe në zbardhjen e autorësisë apo të ekzistencës së veprave penale që nuk ishin të ditura para dëshmisë. I pari që tradhtoi bandën famëkeqe ku bënte pjesë dhe foli për krimet ku edhe vetë kishte qenë pjesëmarrës, ishte Petrit Liçi, i penduari i bandës së Lushnjes. Ai tregoi krimet e bandës së Aldo Bares dhe grupit të tij duke u përballur me shokët e tij edhe në gjykatë me rrëfimet e tij. Në vitin 2007, Petrit Liçi tregoi detaje dhe autorë nga veprat penale të bandës së Lushnjës, përfshitë edhe episodin mitik të lëvizjes së Aldo Bares në qytet me kokën e prerë të Artur Dajës.

Në procesin ndaj Bandës së Lushnjës, Liçi u dënua me vetëm 7 vjet burg, ndërkohë që anëtarët e tjerë të grupit morën dënime deri në burgime përjetë. Banda e Aldo Bares u fajësua edhe nga Arben Kicja, që tregoi vrasje dhe krime të tjera por në vitin 2015 ai humbi statusin pasi prishi marrëveshjen me shtetin shqiptar. Banda e Durrësit e cila ka nisur aktivitetin kriminal në vitin 1994 në Durrës u godit nga prokuroria e krimeve të rënda në vitet 2006-2007 pas arrestimit dhe dëshmisë së Adriatik Colit, një vrasës me pagesë që u bë bashkëpunëtor i drejtësisë dhe rrëfeu një seri krimesh, fillimisht nga grupi i Lulzim Berishës e më pas nga fraksioni i ndarë i bandës që drejtohej nga Klodian Saliu deri në vrasjen e tij në vitin 2005.

Coli tregoi në vetë të parë atentatet dhe krimet e bandës së Durrësit dhe pavarësisht dënimit përjetë, bëri vetëm 10 vjet burg dhe u lirua në vitin 2015. Dosja e vjetër dhe pa autor e masakrës së Cërrikut në vitin 1997, ku u vranë 6 gardistë dhe u plagosën 16 të tjerë, u rihap falë rrëfimit të Bujar Buzanit, në vitin 2008. Ai tregoi detaje të organizimit të pritës së vitit 1997, kryerjen e saj dhe dhunimin e kufomave të forcave të rendit që mbërritën në Cërrik për të vendosur rendin për shkak të trazirave. Të akuzuar për masakrën ishin: Llazar Bicja, Met Bozi, Arjan Toska, Roland Sota (Xhepexhiu), Alban Toska, Skënder Cani, Tomorr Buzani, Entel Gashi dhe i nga vetë i penduari Bujar Buzani.

Të penduarit e radhës ishin Julian Sinanaj, i akuzuar si vrasës me pagesë në procesin ndaj “Bandës së Tritolit”, i njohur si “Ujku i vetmuar” dhe Ndriçim Gjokona. Sinanaj përveç dëshmisë para prokurorëve, dorëzoi edhe një ditar ku kishte shënuar në detaje me data dhe emra porositë për vrasje dhe atentatet ku kishte marrë pjesë. I stërvitur edhe jashtë Shqipërisë, në Greqi nga shtetas të huaj, Sinanaj u dënua me 30 vjet burg pasi akuzua për të paktën tri vrasje dhe dy vendosje tritoli në Vlorë, krime për të cilat kishte marrë deri në 50 mijë euro. I penduari tjetër Ndriçim Gjokona u dënua me 8 vjet burg për rolin që kishte pasur në furnizimin e Sinanajt me armë dhe mjetet e nevojshme për kryerjen e vrasjeve. I penduari i radhës ishte Mikel Shallari, i akuzuar si ekzekutor i ish-kryekomisarit të policisë, Artan Cuku. Megjithë ngjarjen e rëndë ku mori pjesë, ai i shpëtoi burgimit përjetë për shkak të dëshmisë që ndihmoi në zbulimin e porositësit të atentatit Bledar Jambelli. Ky person me precedent penalë kishte pasur konflikt me Artan Cukun pasi ishte ndaluar nga policia gjatë kohës që kryekomisari drejtonte policinë e Vlorës.

Një nga krimet më të rënda në Elbasan, vrasja e Nezir dhe Gentian Beqirit në 15 gusht 2012 u zbulua falë dëshmisë së të penduarit Elvis Bardhi, i cili ndihmoid retësinë në gjetjen e provave dhe faktimin e akuzave që u finalizuan me dënime me burg përjetë të Ardian e Florenc Çapjen. Bardhi pjesëmarrës në krim u dënua me 15 vjet burg, dhe u pendua pas arerstimit pasi kishte lënë gjurmë në makinën ku vrau Gentian Beqirin. Për shumë vite, Lulzim Berisha dhe Emiljano Shullazi ishin emra të vështirë për tu hetuar nga policia, derisa Luftar Reçi, nisi të flasë. Nga burgu ku ndodhej i dënuar me 25 vite nga gjykata e Burrelit, për vrasjen e Maksim alias Aleks Lalës, ai tregoi mes të tjerash urdhëruesit e vrasjeve të Klodian Saliut dhe Vajdin Lames, krime për të cilat sot akuzohen në gjykatë Lulzim Berisha, Indrit Rusi, Viktor Ymeri, Emiljano Shullazi dhe Indrit Taullau.

I penduari i radhës ishte Kristi Pine, i akuzuar si vrasës me pagesë, i cili rrëfeu krimet e bandës së Admir Tafilit. Ai tregoi vrasjen e Ibrahim Manin në Shkodër, dhe porosinë për vrasjen e Edmond Çakmashit për 15 mijë euro e cila përfundoi në plagosje për shkak të mosmarrëveshjeve për pagesën. Në shtator 2019 Pine u dënua me 10 vjet burg. Ernejt Shyti, i akuzar për vrasjen e Behar Sofisë, u kthye në të penduar dhe bashkëpunëtor i drejtësisë teksa tregoi se anëtarët e grupit ku bënte pjesë i kishin kërkuar të vriste edhe një person në Gjermani për 500 mijë euro. Dëshmitë e shytit, çuan në pranga Skënder Vathin, Leonar Xhixhën, dhe Xhuljano Vishën. Vrasja në Gjermani sipas të penduarit, kërkohej nga një person me emrin Bajlozi, ende i pa identifikuar.

Në vitin 2021 kushërinjtë Enver dhe Ermond Jamaku, kthehen në bashkëpunëtorë të drejtësisë duke treguar Gjergji Cukalin si porositës të atentatit me tritol ndaj Gjon Menës për 30 mijë euro ndërkohë që u kishte dhënë vetëm 2 mijë euro. Dëshmia e tyre, solli zbulimin e një grupi të vërtetë kriminal në Tiranë me 18 baza armatimi, përfshirë edhe snajperë të rrallë me arrestimin e pesë personave dhe shpalljen në kërkim të dy të tjerëve. Vrasësi me pagesë Nuredin Dumani, tronditi botën e krimit duke sjellë aksionin “Plumbi i Artë”, pas rrëfimit për vrasje me pagesë dhe atentate të ndodhura në Durrës, Elbasan dhe Tiranë. Ai u arrestua në 29 mars 2022 në lagjen Apollonia në Fier, bashkë me shtetasin Hernik Hoxhaj, pas një përplasje me armë që pati në Elbasan me grupin e Talo Çelës.

Dumani nuk ishte i vetmi i penduar në dosjen e vrasjeve me pagesë, pasi për hetuesit folën edhe Klevis Alla e Henrik Hoxhaj, duke treguar vrasjet e Nuredin Dumanit, Erion Alibejt dhe Talo Çelës. I penduari i fundit në këtë çështje është Erion Alibej, i cili nga korriku i këtijviti e në vazhdim ka treguar vrasjet e porositura nga vetë ai dhe krimet e bandës së Talo Çelës.

 

1- Artan Tafani (Marjus tafani)- I arrestuar për grabitje, akuzohet për vrasje dhe vendosje eksplozivi

2- Petric Liçi- Anëtar i Bandës së Lushnjës, i akuzuar për vrasje, armëmbajtje pa leje, grup kriminal

3- Adriatik Coli- Anëtar i bandës së Durrësit, i akuzuar për vrasje, armëmbajtje pa leje

4- Bujar Buzani- I akuzuar për vrasje, anëtar i bandës së Cërrikut me anëtarë:

Llazar Bicja
Met Bozi
Arjan Toska
Roland Sota (Xhepexhiu)
Alban Toska
Skënder Cani
Tomorr Buzani
Entel Gashi
Bujar Buzani

5- Julian Sinanaj- I akuzuar për vrasje me pagesë, vendosje tritoli

6- Mikel Shallari- I dënuar i vrasës i kryekomisarit Artan Cuku

7- Elvis Bardhi- I akuzuar për vrasje në Elbasan

8- Luftar Reçi- I dënuar për vrasje

9- Kristi Pine- I dënuar për vrasje

10- Ernejt Shyti- I akuzuar për vrasje

11- Enver Jamaku, Ermond Jamaku- I akuzuar për vendosje eksplozivi, armëmbajtje pa leje

12- Nuredin Dumani- I akuzuar për vrasje me pagesë, armëmbajtje pa leje, grup kriminal

13- Klevis Alla- I akuzuar për vrasje, armëmbajtje pa leje

14- Henrik Hoxhaj- I akuzuar si vrasës me pagesë

15- Erion Alibej- Porositës vrasjesh, grup kriminal

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës