Zbërthimi i SkyECC/ Mes 21 masave sigurie edhe emri i Prek Kodra, në 2021 u akuzua se do të vriste Albin Kurtin

Albin Kurti dhe Prek Kodra

Tirane- Prokuroria e Posaçme AntiKorrupsion (SPAK) ka lëshuar 21 masa sigurie, ditën e djeshme (25 Nëntor), në kuadër të hetimit të një organizate kriminale me shtrirje ndërkombëtare, ku përfshihen anëtarët e grupi krimal, një zyrtar i lartë policie, një gjyqtar në detyrë gjatë kryerjes së aktivitetit kriminal, një avokat dhe dy gazetarë.

Mes personave për të cilët SPAK ka lëshuar urdhër arresti është 'snajperisti' nga Shkodra, Prekë Kodra, i cili akuzohet se tentoi t’i bënte atentat kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Plani për eliminimin e kreut të qeverisë së Kosovës u zbulua në një e-mail sekret të ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano në shtator 2022.

Prekë Kodra është shpallur në kërkim dhe për dosjen "Metamorfoza'.  Emri i tij doli dhe në përgjimet Sky ECC ku u zbuluan lidhjet e grupit "Bajri', biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe lidhjet me shefin e operacionales në polici Oltion Bistri e prokurorit Xhevahir Lita.  Por në dosjen e SPAK, ende nuk dihet roli i tij konkret.

Sipas të dhënave të policisë Prekë Kodra jetonte në Shkodër, ndërsa vepronte në Tropojë, Ferizaj dhe Deçan të Kosovës. Sipas Policisë Shqiptare, ky person është hetuar për vrasje me paramendim dhe mbajtje pa leje të armëve të gjahut. Ai ka qenë i shpallur në kërkim në vitin 2016, ndërsa pas kontrolleve në banesë iu gjetën dy armë gjahu dhe 90 fishekë. Kodra konsiderohej si person me rrezikshmëri të lartë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:48
Operacioni i SPAK në Elbasan/ Mes 21 masave të sigurisë dhe emri i Sergej Hasanpapaj, 43-vjeçari akuzohet se u përfshi në vrasjen e Bledar Muçës

Ndër emrat ndaj të cilëve SPAK ka lëshuar urdhër-arrest në kuadër të operacionit në Elbasan, është edhe ai i Sergei Hasanpapaj, i arrestuar në Belgjikë për vrasjen e Bledar Muçës në Belgjikë në vitin 2022.

Ndërkohë, për të njëjtë ngjarje, në tetor u arrestua një 43-vjeçar në aeroportin e Valencias, ku sipas mediave spanjolle, ishte dënuar me burgim të përjetshëm për dhënie informacioni.

Mediat belge ishin ato që zbuluan se bëhet fjalë për shqiptarin Marsel D., i kërkuar për vrasje në Belgjikë, më 22 janar 2022 në Aartselaar.

Muça ka qenë i përfshirë në sagën e krimeve në Elbasan, si mik i familjes Çapja.

 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eri: 26/11/2024 13:14

    Merret me mend roli i atij kokekatrorit ne dosjen e SPAK-ut, s'eshte e veshtire. Ai do jete personi qe ka gjuajtur me snajper dhe ka plagosur Ardjan Capjan ne qershor 2020.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Historia e pabesueshme/ Nga aeroporti që priste 250 milionë njerëz në vit deri më 2010-ën, në një fantazmë!

Historia e pabesueshme/ Nga aeroporti që priste 250 milionë njerëz në vit deri më 2010-ën, në një fantazmë!