Për rreth 3 orësh sytë e shqiptarëve ishin drejtuar në ekranin e televizionit ku një i ri nga Vlora kërcënoi me vetëhedhje nga një vinç në kantierin ku po ndërtohet stadiumi i ri, "Arena Kombëtare" në Tiranë. 

Nuk e kam rrahur babain. Të mbyllet dosja gjyqësore. Dritan Leli i Bashkisë së Vlorës më ka mbyllur derën. Nuk dua të shkoj në burg. Dua të punoj e të mos vjedh”. Këto ishin fjalët që përsëriste pa pushim i riu Erjon Selimaj, 25 vjeç nga Picari i Vlorës i cili prej orës 14:30 e deri në 17:20 të kësaj së marte, qëndroi i hipur në vinç.

I riu kërcënoi me vetëvrasje, ndërsa bërtiste vazhdimisht nga lartësia se ishte lënë në harresë nga shteti duke numëruar një sërë problemesh që e shqetësonin. Erion Selimaj akuzoi kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Leli dhe drejtoreshën e Konviktit se nuk e trajtuan rastin e tij dhe kërkojnë ta fusin në burg.
 
Ende nuk dihet sesi djaloshi arriti t'i shpëtojë vëmendjes së punonjësve të stadiumit duke u ngjitur në vinç. Roja i nje parkingu u shoqerua nga policia per te mesuar si ka arritur qe te depertoje brenda stadiumit Selimaj. 

Report Tv negocioi me të riun në linjë telefonike që t'i jepte fund aventurës së tij të rrezikshme, si dhe mori reagimet e personave që akuzonte Selimaj. Drejtoresha e Konvikteve e Shkolles Industriale në Vlorë dhe kryebashkiaku i Vlorës reaguan për Report Tv.

Selimaj zbriti nga vinçi pas negociatave të gjata me te njohur, te aferm e miq, ndersa nje efektiv i Forcave RENEA e priti ne mesin e rruges per ta ulur ne toke. 

Ndërkohë, pas marrjes në pyetje nga Policia, 25-vjeçari është lënë i lirë. Ai do të qëndrojë pranë të afërmve të tij në Tiranë.  

SELIMAJ: ME BINDI DJALI I RENEA
"Vetëm se më bindi djali i RENEA, ndaj vendosa të zbres", ishin fjalet e Erjonit kur shkeli tokën pas aventurës mbi vinç.

Pak para negociatave te RENEA, me djaloshin u lidh Report Tv direkt nga studio e lajmeve. Spikerja Aida Toncica mundi të fliste direkt me Erjonin dhe të sjellë para shqiptarëve apelin e tij për ndihmë. Spikerja negocioi për rreth 20 minuta në bisedë telefonike me Erjonin, duke u përpjekur ta bindë të zbresë.

I riu akuzon dhe një televizion. Sipas tij, News24 i ka mbyllur derën. Në bisedë e sipër, djali thotë se, nëse nuk i zgjidhin kërkesat, do të hidhet nga vinçi.

25-vjeçari deklaron se kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli së bashku me drejtoreshën e Konviktit Zaje Balla duan që të më fusin në burg. 

erjon selimaj
(Erion Selimaj në furgonin e policisë pasi zbriti nga vinçi)  Foto të tjera

[gallery]19156[/gallery]

Erjon Selimaj
(Erion Selimaj duke zbritur nga vinçi)




SPIKERJA E REPORT TV AIDA TANCICA  NEGOCION ME ERION SELIMAJN PËR TË ZBRITUR

Spikerja e Report Tv: Erjon jemi ne transmetim direkt..

Erjoni: Dua të bëj një denoncim ndaj shtetit. Dola nga burgu në 22 shtator 2015 u pendova shumë për krimet që kam bërë. Doja të ndihmoja babain, pasi është sëmurë, e mbajta me forcat e mia. Dritan Leli e di këtë problem dhe nuk më hap dyert, por lajmëron policinë. Sot përballem në gjykatë sikur kam rrahur babanë. E mora nga fshati për ta mbajtur babanë, por kryetari i Bashkisë Leli ka fryrë drejtoreshën e Konviktit.
 
Spikerja: Po kush do të të bëjë keq ty?

Erjoni: Shteti do të më fusë në burg që të mos ankohem. Dritan Leli më ka ofenduar gjithmonë më ka thënë je i sëmur mendorë dhe mos më hajde më në bashki. 1 Km larg më ka thënë të rri
 
Spikerja: Të lutem zbrit. Më premto se nuk do të hidhesh

Erjoni: Kam frikë se po zbrita do të më rrahi policia

Spikerja: Dëgjo, bëjmë një pakt. Ti të zbresësh që aty dhe unë të garantoj se me kamera do të ndjekim cdo zhvillim poshtë. Kemi marrë garancinë se nuk do do të të prekë njëri me dorë.

Erjoni: Unë nuk zbres që këtu sot.

Spikerja: Ti do të zbresësh, sepse na ne ke në krah. Jemi me ty Erjon, por zbrit
 
Erjoni: Nga flet ti, je në studio? Na dëgjojnë njerëzit?
 
Spikerja: Të garantoj se po na ndjekin live të gjithë. Po na ndjekin teleshikues nga mbarë vendi, po na dëgjon dhe policia. Dua që gjithë kjo bisedë që po bëjmë të konkludohet me një mision pozitiv. Ne do ndjekim me kamera dhe të gjithë do shohin cdo gjë.

Erjoni: Këta janë mashtruesa. Që nga Leli i pari. News24 më ka mbyllur derën. Unë akuzohem se kam rrahur babain. Kanë dalë dëshmitarë të rremë.

Spikerja: Shfrytëzoje këtë rast dhe mundohu të zgjidhim problemet e tua
 
Erjoni: Nuk dua të zbres
 
Spikerja: Erjon, do të shohin gjithë shqiptarët sesi do shkojë puna. Do kesh një punë, do kesh një strehë me babain. Report Tv do të të ndihmojë. Kemi garanci se nuk do të shkosh as në burg
 
Erjoni: Të mbyllet dosja
 
Spikerja: Do të të mbyllet, pro të lutem zbrit

Erjoni: Janë mashtrues. Po u afrua njëri do të hidhem që këtu
 
Spikerja:
 Po cfarë arsye nuk zbret tani? Nuk jepen sqarimet aty lart. Hajde në studio, flasim këtu bashkë dhe do zgjidhim gjithçka
 
Erjoni: Dritan Leli të japë llogari që përse më la rrugëve

Spikerja: Duhet të mbyll telefonin sepse negociatorët duhet të flasin me ty, por zbrit

Erjoni: Shteti më ka bërë gjithçka të padrejtë. Nuk e kam rrahur babain



KRYETARI I BASHKISE SE VLORES, LELI: CMOS TE NDIHMOJ ERJONIN!
Kryetari i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli është shprehur për Report Tv se po njihet me rastin në fjalë.
Ai garanton se do të bëjë çmos për t’i ardhur në ndihmë Erjonit.
“Do bëj çmos për t’i ardhur në ndihmë Erjonit”, bën të ditur Leli për Report Tv.

I RIU NË VINÇ, DREJTORESHA E KONVIKTIT: ERJONI PROBLEMATIK!
Erjon Selimaj e ka akuzuar drejtoreshën e Konviktit të Shkollës Industriale Zarja Balla se nuk e ndihmon. Por ndryshe flet Balla, që shprehet se, Erjonit i ka ofruar ndihmën maksimale, duke i gjetur dhe punë.
“E kam ndihmuar dhe për blerjen e cigareve. Për bukë, babain ia nxora nga çmendina. Babai tha se, kam shtëpinë në Picar nuk dua të rri këtu. Erjonin e kam ndihmuar, dhe punë i kam gjetur, por nuk donte të punonte. Erjoni mërzitej në momentin kur nuk kishte lekë. Sa i linte lekët në kumar, Erjoni xhindosej dhe bërtiste dhe sillej arrogant. Erjoni me babain nuk sillej mirë, këtë e them jo vetëm unë, por dhe të tjerë. Erjoni më ka shqyer dyert e Konviktit dhe që në kohën kur e strehova aty, më humbnin gjëra. Imagjino se nuk është për ta thënë, por fëmijëve u humbnin atlete, sende personale”, tha Balla ne nje lidhje telefonike per Report Tv.

NJË QYTETAR OFRON 1 MIJË DOLLARË NDIHMË
Një person me emrin Leonard në një lidhje telefonike për Report pas njohjes me problemet dhe vështirësitë e 25-vjeçarit ka ofruar një mijë dollarë për të riun nga Vlora. 

Aktualisht Erion Selimaj ndodhet në vinçin e stadiumit 'Qemal Stafa' dhe kërcënon me hedhje.