Zbulimet arkeologjike, promovohet
“Hadrianopolis II” në Gjirokastë

Zbulimet arkeologjike, promovohet <br />“Hadrianopolis II” në Gjirokastë
GJIROKASTER - Tashmë të gjitha zbulimet arkeologjike në luginën e Drinos në Gjirokastër përgjatë 8 viteve të fundit janë përmbledhur në një volum të vetëm, e titulluar “Hadrianopolis II”.

Ky botim është mbështetur nga studiues italianë nga Universiteti i Maceratas dhe arkeologë të njohur shqiptar në bazë të ekspeditave të njëpasnjëshme që prej vitit 2005. Në këtë aktivitet mori pjesë konsulli i përgjithshëm italian në Vlorë, Stefano Bergesio, i cili tha se ky misioni arkeologjik është fryt i një bashkëpunimi shqiptaro-italian.

Edhe arkeologët që kanë kontribuar në gërmimet e kësaj periudhe e kanë cilësuar këtë përmbledhje një vlerë për arkeologjinë shqiptare.

Hadrianopolis në 2005-ën njihej si teatër i thjeshtë antik, por me gërmimet e mëvonshme u faktua se kishin të bënin me një qytet të tërë romak.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Si ndikon veza për kolesterolin, diabetin dhe shëndetin e zemrës

Si ndikon veza për kolesterolin, diabetin dhe shëndetin e zemrës