Zbulimet e reja në Kroaci, ilirët
kanë qenë para grekëve

Zbulimet e reja në Kroaci, ilirët<br />kanë qenë para grekëve
DUBROVNIK- Janë zbuluar objekte me vlerë në qarkun Dubrovnik të Kroacisë, për të cilat arkeologët kanë dëshmuar se do të ndryshojnë historinë që është shkruar deri më sot në tekstet shkollore. Ndërsa gërmimet po vazhdojnë ende, objektet e gjetura dëshmojnë për një bashkësi të madhe vendase ilire, e cila mendohet të ketë qëndruar deri në vitet 30 para Krishtit. Dhjetëra enë helenistike, të cilat kryesisht të një rituali specifik ilir, që janë përdorur për konsumimin e verës, janë gjetur së bashku me një numër të madh eshtrash njerëzish dhe stoli bronzi të shekullit I apo II para erës sonë.

Objektet janë gjetur në një varr poshtë rrënojave prehistorike të Kopila-s në afërsi të Blato-s në Korçulë. Zbulimet janë bërë nga arkeologët kroatë Dinko Radiç dhe Igor Borziç, sipas një lajmi në të përditshmen kroate të Splitit “Slobodna Dalmacija”, ku arkeologët shprehen se “Paraprakisht kanë dalë në përfundimin se bëhet fjalë për të ardhur rishtas. Enët kryesisht janë të thyera, ne këtë e lidhim me shkatërrimin e Nekropolit në fillim ose në fund të shekullit të 19-të. Çështja është se po gjejmë enë puro greke në një histori që nuk ka të bëjë aspak me grekët.

Ky zbulim është i një rëndësie të madhe, për shkak se kultura ilire konsiderohej e një niveli më të ulët se ajo greke, por gjetja dëshmon se ilirët ndërkohë përvetësuan shumë arritje të qytetërimit grek - thotë Dinko Radiç. Në “Slobodna Dalmacija” shkruhet se: “-Deri tani mendohej se, me të ardhur në këta ishuj, grekët vendosnin mbi zhvillimet politike e ekonomike. Por këto objekte dëshmojnë mbi një bashkësi të fuqishme vendase ilire, e cila ka qëndruar deri në vitet 30 para Krishtit dhe në fakt ishin ilirët ata që ndikuan në ngjarjet politike të trevës përreth, një lloj befasie kjo, gjë që deri tani as ishte menduar ndonjëherë, – tha në ekstazë arkeologu Dinko Radiç.

- Rëndësia e gjetjeve të 28 shkurtit 2014 është e madhe, - shton docenti i departamentit të arkeologjisë së universitetit të Zarës dr. Igor Borziç, teksa po shqyrtonte dhe prekur çdo milimetër toke nga sonda 3, ashtu si kriminalistët në serialet televizive amerikane CSI Las Vegas]

- Tashmë kemi më shumë të dhëna dhe dëshmi për kulturën materiale të banorëve vendas. Ata përdornin qeramikë helenistike nga më finet të prodhuara në Italinë e Jugut dhe në [ishullin dalmat kroat] të Vis-it (Issa). Ky fakt flet për një shkallë të lartë helenizimi të kulturës materiale. Mund të konfirmojmë me siguri se në Korçula ka banuar një bashkësi e fuqishme dhe e pasur vendase ilire, ndërsa zbulimi i numrit të madh të armëve prej hekuri, para së gjithash të heshtave, flet për fuqinë e tyre ushtarake. Del qartë se pavarësia politike arrihet më lehtë duke pasur forcë ushtarake, - thotë Borziç-i.

Punimet po vazhdojnë, në dritën e ditës së re ato sjellin zbulime të reja me vlera dhe të rëndësishme, si stoli bronzi, etj. Për momentin enët kanë trajta të  panjohura, për pasojë është e panjohur edhe për çfarë përdoreshin. Këta studiues të palodhur arritën në përfundimin se varret vendase ilire ishin ndërtuar me rrasa guri, ndërkaq fundi ishte i mbuluar me guralecë të bukur, të nxjerrë nga deti.

Kërkimet në vijim do të sjellin të dhëna të reja për mënyrën e varrimit, kultet dhe kulturën materiale të banorëve vendas ilirë në epokën që i parapriu sundimit romak në Korçula dhe pjesën tjetër të Dalmacisë.
 
Shkrimi u publikua sot (15.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë