Zbulimi, droga e paautorizuar kuron
anomalinë "hipersomnia" të gjumit

Zbulimi, droga e paautorizuar kuron<br />anomalinë "hipersomnia" të gjumit
Shpesh njerëzve ju ndodh të ndihen të lodhur e të mpirë, jo plotësisht të zgjuar nga gjumi, jo plotësisht të vëmendshëm ndaj ambientit ku ndodhen. 

Kjo ndodh edhe kur nuk kemi patur ndonjë aktivitet fizik të rëndë ose kur kemi fjetur për orë të tëra e sërish kemi nevojë për gjumë.

Simptoma e çuditshme quhet “hipersomnia idiopatike”, një çrregullim i gjumit në të cilin ndjesia e përgjumjes nuk pushon kurrë, edhe pasi keni fjetur gjithë natën ose keni fjetur disa herë gjatë ditës.
 
Danielle Hulshizer, një vajzë e re nga Gjeorgjia është një nga këto raste.
 
Asaj nuk i mjafton kurrë gjumi. “Nuk ngrihem pothuajse asnjëherë me energji dhe e gatshme për të nisur ditën”, thotë ajo. “ Ngrihem gjithmonë e lodhur, sikur të kem 12 orë pa fjetur gjumë. Jam gati të fle edhe mbi tavolinë”.
 
Për një kohë të gjatë Danielle ja kishite vënë fajin për këtë gjëndje kohës së saj të ngjeshur me programe kur ishte fëmijë, periudhë në të cilën ajo ishte në kampione në ski.
 
“Ushtroja pasionin tim për ski prej orës orës 2.30 në mëngjes në 7.30, pastaj nisesha për në shkollë”, thotë vajza.
 
“Kur nisa të jetoj në Gjeorgji nuk kisha më këtë aktivitet fizik kaq të lodhshëm, por unë sërish kërkoja të flija. Madje nevoja për gjumë po më theksohej përherë e më shumë”.
 
Në këto kushte, pasi kishte provuar disa pilula stimulante për të qëndruar zgjuar, të cilat po i shkaktonin migrenë, ajo iu drejtua doktor David Rye, një neurologjist gjeorgjian, i specializuar pikërisht për rastet e hipersomnias.
 
Neurologu bashkë me skuadrën e tij kishin zbuluar pas 1 viti kërkimesh që disa pacientë të tij kishin ndjeshmëri të lartë ndaj një qetësuesi që rrjedh natyralisht në trurin e njeriut, i njohur me emrin GABA (gamma-aminobutyric acid).
 
Hiperaktiviteti i këtij acidi në sistemin nervor të një njeriu vepron si një “frenim emergjence i makinës”, pra ai vonon reagueshmërinë e njeriut ndaj aktivitetit të përditshëm.
 
Ata zbuluan gjithashtu që një drogë e quajtur Fluazenil, e përdorur për ti nxjerrë njerëzit nga anestezia, mund ta mposhtë anomalinë që shkakton acidi GABA.
Por kjo lloj droge edhe pse përdoret në shumë vënde të botës nuk është aprovuar nga Administrata për ushqim dhe Drogë për trajtim të hipersomnias.

Dy vjet më parë, Danielle u bë njeriu i dytë në SHBA që merrte drogën Flumazenil për të luftuar hipersomnian.
 
Ajo tregon se pasi morri këtë trajtim filloi të ndihej me të vërtetë e gjallë , për herë të parë në jetën e saj. Tani ajo merr vazhdimisht Flumazenil në formën e një kremi për lëkurën.
hipersomnia

  Redaksia Online
  (al.h/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 12.7 kg heroinë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptar

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 12.7 kg heroinë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptar