Zbulimi, Grekët na dogjën
flamurin tonë të Pavarësisë

Zbulimi, Grekët na dogjën<br />flamurin tonë të Pavarësisë
Flamurin e pavarësisë na e dogjën grekët. Qeveria vorio-epirote e Delvinës, ra në gjurmët e relikes së vyer në shtëpinë e Mehmet Ali Pashës në Delvinë dhe e zhduku, pa lënë asnjë gjurmë. Kjo nuk është një legjendë. Mbështet mbi dy dokumente dhe dëshmi të njerëzve që ishin pranë kësaj ngjarjeje.

A është pikërisht kjo e vërteta e flamurit tonë, simbolit që shënoi shpalljen e Shqipërisë shtet i lirë dhe i paavarur?
Kjo enigmë e ndjekur nga shumë variante gjatë gjithë këtyre viteve, duket se do të zgjidhet vetëm nga një ananlizë e ftohtë e fakteve dhe kujtimeve që ekzistojnë rreth kësaj date të rëndësishme. Në prag të 100-vjetorit të Pavarësisë, analiza, dhe hetimi i fakteve mbi dy simbolet, flamurin dhe dokumentin e pavarësisë, të dy të zhdukur, duket se janë dy gjërat më të rëndësishme që duhet të tentojnë të zbardhin historianët por edhe strukturat qeverisëse shqiptare.

Do të trajtojmë sot një argument mjaft interesant, sjellë për herë të parë nga historiania Valentina Duka në studimin e saj "Histori e Shqipërisë 1912-2000", shoqëruar me dy dokumentet ku ajo mbështetet. Në studimin e saj ajo e ka quajtur 'shënim', tekstin që ofrojmë sot. Por pavarësisht kësaj, analiza e ofruar dhe dokumentet janë bindëse.

SHËNIMI I DUKËS

Sot ndopdhen si pronë e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë dokumente që e vërtetojnë plotësisht variantin e origjinës së flamurit që shpjegon Eqerem bej Vlora në kujtimet e tij. Në një dokument të këtij arkivi ishte një shkresë origjinale e këshillit të Ministrave të mbretërisë shqiptarem e firmosur nag kryeministri i asja kohe Koço Kota, e cila më 10 shkurt 1930, i drejtohej Ministrisë së Jashtme të mbretërisë shqiptare me këtë përmbajtje: "Ministria e Punëve të Brëndshme, e mbështetur në hetimet e bëra prej prefekturës së Vlorës, me shkresën e saj Nr.8431/I d.29.01.1930 njofton se i pari flamur që është ngritur në Vlorë më 28/12/ 1912 ndodhet në duart e z.Eqerem Vlora, ministër i Mbretërisë në Athinë".

Pra sipas dokumentit në fjalë, prefektura e Vlorës ka bërë kërkime në qytet, ka pyetur edhe protagonistë të kohës, të cilët në vitet '30, ishin gjallë dhe arriti në përfundimin se flamuri historik i 1912-s kishte qenë pronë e Eqerem bej Vlorës. Gjithashtu në arkiv ndodhet edhe letra zyrtare që ministri iJashtëm i asaj kohe, Rauf Fico, i dërgonte Eqerem Vlorës në Athinë, me këtë përmbajtje: "Ministria e Punëve të Mbrendshme, me një shkresë na bën të ditur se simbas hetimeve të bëra prej Prefekturës së Vlorës, i pari flamur që është ngritur në Vlorë me 28 nëndor 1912 ndodhet sot në duart e Z.Tuaj...

 Me qenë se, Qeveria jonë ka vendosur mbledhjen e sendeve historike në Muzeumin kombëtar, do të jetë një gjest patriotik shumë i çmuar nëse Z. Juaj kini mirësinë t'i dhuroni muzeumit në fjalë, ku vizitorët të venë të shohin, simbolin e parë të shenjtëtë indipendencës sonë kombëtare. Shpjegimet e Eqerem Vlorës, në këtë kohë ministër i Mbretërisë Shqiptare në Athinë, janë shumë interesante dhe hedhin dritë përfundimisht mbi të vërtetën e origjinës së flamurit, i cili u ngrit në Vlorë ditën e shpalljes së pavarësisë. Për këtë qëllim po botojmë të plotë letrën që ai i dërgon ministrit të Jashtëm shqiptar, më 27 shkurt 1930, si përgjigje të shkresës së dërguar prej tij më 14 shkurt 1930 dhe që e cituam më sipër.

Z.Ministër, Me të marrë shkresën tuaj N.784/1

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së