Zbulimi i infeksionit në mushkëri
test me aromën e baktereve

Zbulimi i infeksionit në mushkëri<br />test me aromën e baktereve
Mbërrin teknika minimalisht invasive: aroma e baktereve për të gjetur infeksionet e mushkërive Studimi mbi minj, është një ushrim i thjeshtë që ju mund ta bëni në pak minuta dhe vetëm duuke analizuar frymëmarrjen. Shumë shpejt mund të mbërrijë një ushtrim i shpejtë dhe jo invaziv për të zbluar infeksionet në mushkëri. Do të mjaftojnë vetëm disa minuta, përkundër disa ditëve që kërkonin testet tradicionale. Për të arritur në këtë përfundim po studiohet, era, parfumi që lëshojnë bakteret. Kërkimi, i drejtuar nga “University of Vermont” është publikuar në “Journal of Breath Research”.

Studimi

Shkencëtarët kanë kryer testet në minj dhe kanë analizuar komponimet organike të paqëndrueshme të emetuara gjatë frymëmarrjes nga bakteret e ndryshme, dhe pjesëve të ndryshme të të njëjtit mikroorganizëm. Më pas kanë infektuar minjtë me dy baktere të njëjtë me atë të infeksionit të mushkërive- Pseudomonas aeruginosa e Staphylocoçus aureus – duke kampionuar frymëmarrjen e tyre gjatë 24 orëve në vazhdim.

Kampinonet e mbledhura janë anlizuar duke përdorur një teknikë, në gjendje të evidentojë edhe elementë jashtëzakonisht të vegjël të substancave kimike të pranishme në frymëmarrje.
Kërkuesit kanë vënë re një diferencë mjaft domethënëse mes profileve të frymëmarrjes së minjve të infektuar dhe atyre të shëndoshë. Po jo vetëm kaq, shkencëtarët kanë shpjeguar se ishin gjithashtu në gjendje të bëjnë dallimin midis dy llojeve të baktereve dhe dy linjave të ndryshme të P. aeruginosa.

Por edhe pse rezultatet janë pozitive, studime të mëtejshme janë të nevojshme. Jane Hill, një nga autorët e hulumtimit ka thënë: "Ne jemi duke punuar me kolegët për të shqyrtuar frymëmarrjen e pacientëve dhe të nxjerrim në pah pikat e forta, ashtu si edhe kufizimet, nga analizimi i procesit të frymëmarjes në mënyrë më të thelluar”

Shkrimi u publikua në Suplementin Shëndeti, në gazetën Shqiptarja.com
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi