Të tjera detaje kanë dalë nga operacioni i zhvilluar në Tiranë, ku u zbulua një laborator i falsifikimit të diplomave dhe licencave profesionale.

Burime për Report Tv, bëjnë me dije se personi i arrestuar në këtë operacion, 51-vjeçari Abas Tafa, ka qenë kandidat për deputet në siglën e Koalicionit EuroAtlantik të drejtuar nga Lulzim Basha.

Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan qindra dokumente të dyshuara të falsifikuara dhe sende të tjera të kundërligjshme, që shërbenin për ushtrimin e kësaj veprimtarie kriminale.

Ndërkohë Policia po punon për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet.


Lajmi kryesor:

Tiranë/ Zbulohet një laborator për falsifikimin e diplomave dhe licencave, pranga ish-kandidatit për deputet të Lulzim Bashës (EMRI + VIDEO)