Britani – Në qoftë se bateria e telefonit tuaj i’u braktis, atëherë shkencëtarët kanë menduar dhe për këtë, duke përdorur një mënyrë tërësisht praktike dhe vetjake. Sipas tyre urina është e aftë që të rikarikojë telefonin me energji.
 
Hulumtuesit në Laboratorin e Robotikës në Bristol thanë se gjatë testimeve të zhvilluara, urina reagoi pozitivisht ndaj komponentëve të përfshirë në percjelljen e rrymës elektrike. Testimet janë realizuar në një celular Samsung. Energjia që përcillte urina për karikimin e celularit ishte i mjaftueshëm sa për të bërë një telefonatë të shkurtër, të dërgosh një mesazh apo dhe të navigosh për disa çaste në internet.
 
Dr. Ioannis Leropoulos në Universitetin Perëndimor të Anglisë tha se “ky është një zbulim emocionues”. “Telefoni harxhon shumë energji kur jeni duke folur, kështu që duhet të gjejmë një mënyrë për të karikuar baterinë e tij që të mbajë për një kohë më të gjatë”, tha Dr. Ioannis Leropoulos.
 
Ai gjithashtu tha se shkencëtarët planifikojnë teknologji të cilat janë në gjendje të karikojnë plotësisht një pajisje, dhe kjo gjë do të bëhet e mundur duke përdorur një “tualet të zgjuar”, i cili do të prodhojë energji elektrike të mjaftueshme.  Dr. Ioannis Leropoulos shtoi se “një produkt për të cilin jemi të sigurt që do të na sigurojë furnizim të përhershëm me energji është urina tonë”.

(v.gj/shqiptarja.com)