Zbulimi ja pse
përhapet kanceri?

Zbulimi ja pse<br />përhapet kanceri?
TIRANE - Në një zbulim të rëndësishëm që mund të ruajë miliona jetë, një studim ka identifikuar mekanizmin e njohur si efekti ‘ndjek dhe ik’, ku qelizat e sëmura dhe të shëndosha e ndjekin njëra-tjetrën kudo në trup. Zbulimi, nga hulumtuesit e ‘University College London’, mund të shpie në një terapi revolucionare që bllokon veprimin dhe i mban tumoret të rrethuar.

Kanceri merr më shumë se 150,000 jetë çdo vit në Britaninë e Madhe, por zëdhënësi i studimit, profesori Roberto Mejor, tha: “Shumica e vdekjeve nuk shkaktohen për shkak të formimit të tumorit primar.

Në vend të kësaj, njerëzit vdesin nga tumoret sekondarë që kanë origjinën nga qelizat e para malinje, që janë në gjendje të udhëtojnë dhe të kolonizojnë organet vitale të trupit të tilla si: mushkëritë ose trurin”. Ai pastaj shtoi se kjo ndodh për shkak se qelizat i shtyjnë ato të shëndoshat t’i ndjekin ato.

“Askush s’e dinte si ndodhte kjo dhe tani besojmë se e kemi zbuluar këtë”, u shpreh ai. “Nëse është kështu, do të jetë relativisht lehtë të krijohen ilaçe që ndërhyjnë në këtë ndërveprim”. Studimi, i publikuar në ‘Nature Cell Biology’ përdori dy tipa të qelizave embrionale për të simuluar rolet e qelizave kancerogjene dhe atyre të shëndosha.

Shkrimi u botua në Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com (print) 27.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ