Zbulimi/ Molekula e Kaperi-t mund të vrasë koronavirusin

Zbulimi/ Molekula e Kaperi-t mund të vrasë koronavirusin

Një molekulë e vetme mund të mposhtë koronavirusin.

Quhet Kuercetina, një flavonoid i pranishëm në një larmi frutash (mollë, agrum, rrush, ullinj, manaferra), apo perime (sidomos kaperi, domate, qepë, brokoli), te pijet (çaj, verë e kuqe) dhe ekstrakte bimore.

Në natyrë nuk është e pranishme në formë të izoluar, por ndodhet si aglikon i glikozideve të ndryshme (rutin, quercitrin).

Zbulimi i rëndësishëm, i botuar në Revistën Ndërkombëtare të Makromolekulave Biologjike, është kryer nga studiuesit e ‘Spanish Fundación hna’ në bashkëpunim me kolegë nga ‘Cnr-Nanotec’ në Cosenza, të Italisë

E njohur prej kohësh për fuqitë e saj të larta antioksiduese dhe anti-inflamatore, kjo molekulë përdoret si një shtesë dietike dhe ul aktivitetin e plakjes si dhe është antioksidant.

Falë aftësisë së saj për të frenuar fazat që çojnë në çlirimin e histaminës dhe prodhimin e prostaglandinave dhe leukotrieneve, molekula kuercetina luan një rol të rëndësishëm kundër sëmundjeve të shumta: alergjitë, ateroskleroza dhe artriti.

Tani kjo molekulë mund të provohet të jetë një armë themelore në luftën kundër Covid-19, padyshim së bashku me një vaksinë efektive.

Simulimet kompjuterike zbuluan se kjo molekulë tashmë mund të jetë në të njëjtin nivel me antiviralët më të mirë të disponueshëm kundër virusit SARS-CoV-2, asnjëri prej të cilave, megjithatë, nuk është miratuar ende si ilaç. Kuercetina, vetitë farmakokinetike të së cilës janë të njohura, është e tolerueshme nga njerëzit .

Për më tepër, falë madhësisë së vogël dhe grupeve të veçanta funksionale të pranishme në strukturën e saj kimike, ajo mund të modifikohet në mënyrë që të zhvillohet një molekulë më e fuqishme.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ggg: 04/09/2020 01:44

    Kushedi sa ka per te vajt kilja e keti frutit tani.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave