Zbulimi, San Raffaele: Ja si rritet
një tumor, molekulat që e luftojnë

Zbulimi, San Raffaele: Ja si rritet<br />një tumor, molekulat që e luftojnë
MILANO- Hulumtuesit në spitalin San Raffaele në Milano kanë zbuluar mekanizmin me të cilin tumoret tërheqin drejt vetes disa qeliza të gjakut, neutrofilet, të cilat norm,alisht luftojnë për të mbrojtur organizmin, duke i favorizuar në rritjen dhe përhapjen e pakontrolluar të vetë tumorit. Studimi, i publikuar në Gazetën e Mjekësisë Eksperimentale, është kryer nga hulumtuesit të udhëhequr nga Vincenzo Russo, shef i terapsë gjenetike të tumoreve në San raffaele, me ndihmën e studiuesve në Universitetin e Milanos, Pizës, Brescia, të Instituti Karolinska në Stokholm, Harvard dhe Molmed.

Studimi, kërkimi shkencor ka identifikuar gjithashtu një klasë të molekulave që mund të luftojnë këtë mekanizëm, duke bllokuar hyrjen e neutrofileve në tumor dujke bërë që në këtë mënyrë të ngadalësohet dhe të ndalohet rritja e tumorit.

“Studimi, shpjegojnë ekspertët, tregon se metabolitet e kolesterolit të prodhuar nga qelizat e tumorit, janë në gjendje të tërheqin disa lloje qelizash gjaku, siç janë neutrofilet, qelizat e bardha të gjakut në trupin tonë që normalisht kryejnë funksionin e mbrojtjes dhe sulmeve kundër baktereve. Në rastin e neutrofileve tumorale, stimuluar nga metabolitet e kolesterolit, ata luajnë një aktivitet të fuqishëm pro-tumoral, duke vepruar si një "karburant" për qelizat e tumorit dhe duke i lejuar tumorit të rritet i pashqetësuar". Në këtë studim u identifikua edhe një klasë e molekulave në gjendje të lidhen me receptorët e metabolitëve të kolesterolit dhe të bllokojnë hyrjen e neutrofileve në mikroambientin tumoral, duke ngadalësuar kështu ritmin e rritjes së tumorit dhe në disa raste, një zgjatje e mbijetesës në minj.

Russo konkludon: "Për momentin ne kemi testuar me sukses terapinë në tek minjtë, në disa lloje limfomash, kancerin e mushkërive dhe Mesothelioma. Ky studim përfaqëson një hap përpara si në njohjen e mekanizmave biologjike që nxisin rritjen e tumorit, si në identifikimin e objektivave të reja terapeutike që do të lejojë të zhvillohen në vitet e ardhshme, terapi të reja kundër kancerit".
 
Shkrimi u botua në Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com (print) 01.08.2013

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve