Zbulimi shkencëtarëve:Virusi Zika
vret indet në trurin e foshnjave

Zbulimi shkencëtarëve:Virusi Zika<br />vret indet në trurin e foshnjave
Virusi Zika vret të gjitha llojet e indeve të cilat zhvillohen në tru, bëjnë me dije kërkimet më të fundit.Ai është në gjendje të shkatërrojë ose të pengojë rritjen e qelizave nervore që kanë ndërtuar trurin dhe sistemin nervor.

Zbulimi i publikuar në revistën Cell Stem Cell shton pretendimet se Zika është duke shkaktuar anomali në trurin e foshnjave.
Deri më tani janë konfirmuar në Brazil  më shumë se 4800 raste të fëmijeve me mikrocefali.

Virusi është në gjendje të infektojë deri në 90% të qelizave nervore në  një mostër cka bën që gati një e treta e qelizave të vdes dhe të ndërpritet rritja e pjesës tjetër të qelizave.

Një efekt i ngjashëm në një tru në zhvillim mund të ketë rezultate shkatërruese.
Ky lloj virusi më së shumti është përhapur në Amerikën Jugore,ku tashmë është shndërruar dhe në një epidemic. Ndërkohë që nuk kanë munguar dhe raste sporadike edhe në Europë.

Muajin e kaluar Organizata Botërore e Shëndetësisë  e shpalli këtë sëmundje një emergjencë globale të shëndetit public.për të diskutuar më tepër rreth virusit të martën pritet të mblidhet në Gjenevë edhe Komitetit i Emergjencës. 


Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë