Mbi 150 vrapues nga vendi por dhe shtetet fqinje morën pjesë në garat e përvitshme të vrapimit, “Voskopoja Wolf Trail” në 5,10 dhe 21 km.
Garat deri në gjysmë maratonën janë në kuadër të eventit dyditor “Zbulo Voskopojën” me një sërë aktivitetesh promovuese të kulturës, gatimeve dhe vetë vendbanimit
Të parët që prekën finishin ishin për disiplinën 5 km Lionel Mesi, për disiplinën 10 km Bledar Mesi nga Forcat e Armatosura, ndërsa për garën 21 km fitues ishte Griseld Mema nga ekipi i Tiranës. Hera Mesi për kategorinë 5 km, zuri vendin e parë nga femrat.
“Nuk e dija që do bëja garë, më ka ndihmuar një shok i babit”.
“ Jam 14 vjeç dhe luaj me ekipin e Partizanit U15. Eshte viti i tretë që bëj garën e Voskopojës. Është shu më garë e bukur. Është viti i parë që unë dal i pari”.
“Ishte një garë shumë e vështirë por e bukur, një terren shumë i bukur. Një ambient fantastik”.
Për organizatorin Altin Sholla, gara e vrapimit promovon zonën e Voskopojës e cila mbart mbi vete histori, teksa jep dhe detaje mbi organizimin.
Eventi “Zbulo Voskopojën” ka si për qëllim të promovojë zonën nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme. Në dy ditë qytetarë të shumtë vizituan kishat e zonës, shijuan festivalin e pastave, panairet me produkte vendase dhe koncertet.
“Është një event që çdo vit shënon rritje. Ka shumë të pasionuar pas vrapit, dhe pas bukurisë e trashëgimisë historike dhe kulturore të Voskopojës.”
B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sulmi në Veri të Kosovës, a rrezikohet një konflikt në rajon?
-
Po
63.1%
-
Jo
29.1%
-
Nuk e di
7.8%
Vota total: 409
Lajme të tjera
-
Reshje të dendura shiu, 40 fshatra pa drita në Korçë, përmbytet Bulevardi! Probleme te 'Rruga e Arbrit' dhe në aksin 'Librazhd-Përrenjas'
25 Shtator, 16:05
-
Reshje të dendura shiu në Korçë, përmbyten rrugët e qytetit! Dhjetëra fshatra mbesin pa energji elektrike
25 Shtator, 09:44
-
EMRI/ Organizoi planin për të vrarë tre persona në një lokal, vihet në pranga 41-vjeçari në Pogradec! I dënuar me 7 vjet burg
24 Shtator, 14:24
-
Aksident në aksin Korçë-Maliq, ‘Benzi’ del nga rruga! Plagoset pasagjeri
24 Shtator, 13:24
-
Plagosje me thikë në Korçë, shkak konfliktet për pronësinë! Një i plagosur, ndalohet autori
24 Shtator, 11:06
-
‘Më ndihmoni të jetoj!’ Apeli i 33 vjeçarit të sëmurë! S’ka para të udhëtojë nga Maliqi në Korçë për të kryer dializën
23 Shtator, 15:17
-
Korçë/ Penguan nxjerrjen e mineraleve nga ish-miniera e qymyrit në Bezhan, 10 nën hetim! Pretendojnë se punimet po kryhen në tokën e tyre
23 Shtator, 15:05
-
VIDEO/ Aksident në qendër të Korçës, makinë përplas të moshuarin me biçikletë! 79-vjeçari vdes rrugës për në spital
22 Shtator, 16:38
-
Grabitën dhe mbajtën peng 23 emigrantë të paligjshëm në këmbim të 10 mijë eurove, 3 të arrestuar në Korçë (VIDEO+EMRAT)
22 Shtator, 16:14
-
Vodhi celularin e një qytetari në lokal, arrestohet 4 ditë pas ngjarjes 38-vjeçari në Korçë
22 Shtator, 11:35
-
VIDEO/ Përfshihet nga flakët banesa në Korçë, zjarrfikësit në vendngjarje
22 Shtator, 11:17
-
Dhunoi nënën e tij, arrestohet 41-vjeçari në Pogradec
20 Shtator, 15:59