Zbulohen 19 video me abuzim seksual në telefonin e Abaz Dokut! Dy video erotike me të miturën ua bleu të rinjve 2 mijë lekë

Zbulohen 19 video me abuzim seksual në telefonin e Abaz Dokut! Dy video erotike me të miturën ua bleu të rinjve 2 mijë lekë

Roja i shkollës

Thellohet skandali i abuzimit seksual me 15-vjeçaren në periferi të Tiranës, ku për momentin janë arrestuar 4 persona, mes tyre dhe ish-roja i gjimnazit. Vajza e mitur është abuzuar seksualisht mbi 15 herë nga Abaz Doku, ndërkohë një fakt i ri ka dalë gjatë hetimeve, ku në telefonin e Abazit prokuroria ka gjetur plot 19 video erotike, ku duket vajza teksa abuzohet seksualisht nga Abaz Doku, dhe tre personat e tjerë K.P, R.O dhe F.B.

Sipas dosjes së prokurorisë dy nga materialet filmike i janë shitur Abaz Dokut në vlerën 2 mijë lekë të vjetra, nga dy djemtë R.O dhe K.P, të cilët kishin abuzuar së bashku me vajzën e mitur dhe aktin abuzues e kishin filmuar. Këto video kanë rënë në dorë të Abaz Dokut, i cili më pas ka filluar presionet.

Prej muajit prill 2019 e deri në muajin Maj 2020 vajza e mitur është abuzuar seksualisht nga Abaz Doku. Por ajo çfarë ka zbardhur policia dhe prokuroria e Tiranës, deri në këtë fazë të hetimit është dhe përfshirja e dy vajzave të reja, që tashmë janë në vitin e parë të gjimnazit. M.C dhe një vajzë tjetër sipas kallëzueses S.Th, janë abuzuar seksualisht nga Abaz Dokudhe disa djem të tjerë të shkollës. Vendi ku tre vajzat kryenin marrëdhënie seksuale ishte pikërisht shtëpia e braktisur e vëllait të Abaz Dokut, e cila ndodhur në një distancë prej 100 metra nga shkolla, ku studionin vajzat.

Hetimi i 5 oficerëve dhe dy prokurorëve, tashmë është përqendruar edhe tek rastet e tjera, pasi ka të dhëna se në këtë skandal seksual me nxënëset e shkollës, mund të jenë implikuar dhe disa mësues. Ende nuk ka gjë zyrtare, por policia dhe prokuroria e Tiranës ka mbledhur informacione se mësuesit mund të jenë përfshirë në këtë skandal seksual me vajzat. Rasti në fjalë po monitorohet me shumë vëmendje dhe nga Drejtoria e Arsimit Parauniversitar në ministrinë e Arsimit, ku javën e kaluar është marrë vendimi për shkarkimin nga detyra e drejtorit të gjimnazit Abaz Hoxha.

Hoxha, është drejtori që kishte punësuar si roje nate pranë gjimnazit shtetasin e arrestuar Abaz Doku. Megjithëse drejtori e ka mohuar faktin e punësimit të pedofilit në shkollë, në deklarimet që Abaz Doku ka treguar në polici se ai në momentin e arrestimit nga policia punonte si roje pranë këtij gjimnazi.

Konfirmimi për shkarkimin e drejtorit të gjimnazit vjen edhe nga burime pranë zyrës së Arsimit në periferi të Tiranës, të cilat thanë se:“…përgjatë një inspektimi të kryer nga Drejtoria e Arsimit Parauniversitar, janë konstatuar shkelje të rënda të drejtimit dhe menaxhimit të punës në këtë gjimnaz, duke sjellë dhe pezullimin nga detyra të Abaz Hoxhës. Pritet që në vazhdim do ketë një vendimmarrje përfundimtare për postin e drejtorit…”.

Abaz Hoxha, nuk është i padëgjuar nga media dhe drejtësia shqiptare, pasi ai rezulton të jetë marrë i pandehur nga prokuroria e Tiranës për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe çështja momentalisht ndodhet edhe për shqyrtim gjyqësor në gjykatën e Apelit Tiranë. Ndërkohë jo më larg se dy javë ministria shkarkoi nga detyra dhe drejtorin e shkollës “Azem Hajdari”, Besnik Daci. Ky i fundit fillimisht u pezullua, por nuk ka kaluar shumë ditë që ai të shkarkohet plotësisht nga posti i drejtorit të shkollës.

Raprezalja e Ministrisë së Arsimit është shtrirë dhe tek tre nën/drejtorët e shkollës “Azem Hajdari”, ku është vendosur për shkarkimin e Mark Lleshit, Mimoza Dostit dhe Fatmir Gjystila. Ndërkohë që me urdhër të drejtorisë së Arsimit, është emëruar dhe drejtori i ri i shkollës “Azem Hajdari”, Maliq Qoku.

Ky rast u diskutua nga gazetari Elton Qyno edhe në emisionin "Pa gjurmë" në Report Tv.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Klevisi: 16/06/2020 23:31

    Mos u mërzitni se do ta marrë shpërblimin atje nga shokut që do gjej është pak I vjetër por do I veshin minifund in në burg mos u merzitni

    Përgjigju
  • Iris: 16/06/2020 02:29

    Ai qe e ka marre ne pune duhet ti kontrollonte te kaluaren ,ne punet e meparshme ,ne shoqeri,ne ka pasur probleme me rendin,plus duhej intervistuar,keto jane praktika qe ndiqen ne bote.Sa per kete rojen,vazhdoni kerkoni se kushedi c'histori ka ne rinine e tij.

    Përgjigju
  • Malok prej Babroi: 16/06/2020 00:36

    Rrofsh o Sale se na bane me shale

    Përgjigju
  • Bobi: 15/06/2020 23:57

    Shtoje si koment ta lexoin dhe te tjeter

    Përgjigju
  • Loni: 15/06/2020 18:22

    Hahahahahaha Po drejtori I shkolles cfare lidhje ka. Ore njerez njeriu eshte individual se cfare Ben sekretarja mesuesja Apo roja nuk eshte pun e asnjerit. Jo ja ma blere videot Jo ja ma shitur kush ka interes me per kete 3 fire zgjasin cudirat ketu pastaj I merr harku kohor I se shkuares edhe degjon prap nga keto fenomene absurde ne shoqerine e varfer edhe medioevare shqiptare. Ai denim maximal pislleku njerezor qe ska asnje lloj principi e norme morale. Po sa raste te tjera Jo publike ka ketu ne te gjithe territorin qe me si dime... E lan kete popull injorant ne drejtimin arsimor me nje mangesi te madhe me nje grope qe nuk mbushet me... Neveri artikuj edhe fenome te ketilla.

    Përgjigju
    • Doni: 15/06/2020 20:49

      O loni po qeke injorant fare ti o loni, ne ca bote jeton ti edhe nese se ka ditur turp te teke drejtori eshte neglizhence

    • goni: 15/06/2020 20:02

      o loni o loniiiii po pse ca kujto se nuk e kan dit profesoret drejtoret se ca mostre ka qen ai ca plene ka qen ... ca thu ti o plak ... ai duhet tw denonconte urgjentisht jo me ta linte ne pun rehat fare .... per kto tipa duhet karrikja elektrike keqen ska falje

  • Labi: 15/06/2020 18:02

    Duhet ti presin poet dhe izolim total te perjteshem ketyre plerave

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje