3 parcela me kanabis janë zbuluar në disa fshatra të zonës së Krujës, konkretisht në fshatrat Kuçaj, Zezë dhe Verjon, të njësisë administrative Nikël.
Në kuadër të operacionit ‘Territori i pastër’, u gjetën të kultivuar 685 fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Fidanët dhe bimët e dyshuara narkotike u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa një pjesë e vogël e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Policia ka shpallur në kërkim Akez Dibranin, 53-vjeç, banues në fshatin Zezë, si autori i dyshuar i 250 fidanëve cannabis sativa që u gjetën të kultivuar në afërsi të banesës së tij.
Në këtë megaoperacion, morën pjesë 100 punonjës policie të Komisariatit të Policisë Krujë dhe të Forcës së Posaçme Operacionale e DVP Durrës, 6 grupe të FNSH Tiranë dhe 5 dronë.
Gjatë 7 fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, janë gjetur dhe asgjësuar 6347 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa, të kultivuara në tokë dhe në kubikë.
Lajmi kryesor: