Një kontroll i Administratës Tatimore në tregtimin e produkteve blegtorale ka zbuluar 4,041 ton ton mish të padeklaruar dhe 9.3 milionë euro të ardhura të fshehura, duke kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Tiranës një subjekt të madh tregtar si dhe duke ngritur shqetësime serioze për evazionin fiskal dhe sigurinë ushqimore në vend.
Verifikimet janë kryer nga Drejtoria e Tatimpaguesve të Mëdhenj në Administratën Tatimore, e cila ka zbuluar shkelje serioze të legjislacionit tatimor në fuqi dhe një shembull të qartë të evazionit fiskal.
Nga kontrolli u identifikuan mospërputhje midis inventarit fizik dhe atij të deklaruar në sasi ndërkohë që vlera totale e dëmit të konstatuar arrin në rreth 6.4 milionë euro. Rasti është përcjellë Hetimit Tatimor, i cili e ka referuar për ndjekje penale pranë Prokurorisë së Tiranës
Administrata Tatimore tha se ka një vullnet të palëkundur përballë shkelësve të ligjit, qofshin këta tatimpagues të mëdhenj.
Aksioni, sipas saj, synon jo vetëm luftën kundër evazionit fiskal, por edhe garantimin e sigurisë ushqimore për konsumatorët dhe rritjen e formalizimit në tregun e produkteve blegtorale.
Tatimet njoftuan se kontrollet do të vijojnë në mënyrë të pandërprerë, duke synuar rritjen e transparencës dhe respektimin e rregullave nga të gjithë subjektet që operojnë në këtë sektor.
Komente









Pse i pari qenka ky tatimpagues i madh që bën korrupsion ndaj shtetit?Ja shikoni njëherë edhe nga më të vegjëlit që bëjnë psh pallate e qendra banimi,sa ditë pune siguracione shteti kanë dhënë për të bërë një ndërtim apo pallat,llogaritni ato për 25 vjet të pakten dhe shihni sa miliarda ditë pune siguracione kanë humbur punëtorët shqiptarë në ndërtim, njëkohësisht edhe shteti shqiptar, para që pasurojnë xhepat e disave personave, që kryqëzojnë ekonominë shqiptare me dhimbje,si kryqëzimi i Krishtit.Pa folur pastaj për aferat e peshqve të mëdhenj kuq e blu.
Përgjigju