Zyrtari i lartë i Policisë favorizonte subjekte private për evazion fiskal, si u zbulua skema

Zyrtari i lartë i Policisë favorizonte subjekte private për evazion fiskal, si u zbulua skema

Foto ilustruese

Tirane- Prokuroria e Beratit ishte e para që zbuloi skemën ku i përfshirë për favorizimin e një biznesi për evazion fiskal del edhe emri i zyrtarit të lartë të policisë, S.J që mbante detyrën e shefit të Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. 

Ky i fundit, në kundërshtim me ligjin, bëjnë me dije burimet, i ka kërkuar një efektivi të policisë, celulari i të cilit është sekuestruar më herët ku kanë zbuluar bisedat e tij që të mos ngacmonte biznesin.

Deri tani nuk është faktuar se ai ka përfituar para, por ka shkelur ligjin duke favorizuar përmes detyrës së tij një biznes privat që kishte njohje për fshehje të të ardhurave dhe për evazion fiskal.

Prokuroria e Beratit i ka përcjellë çështjen Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, e cila ka thelluar hetimet për shkelje të rëndë. Pritet që të merret masa disiplinore e rëndë deri në përjashtimin e tij nga radhët e policisë. Gjithashtu po hetohet nëse efektivi është i përfshirë në raste të tjera të kundërligjshme.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet, At Grigor Pelushi në Report Tv: Festa më e madhe e krishtërimit, në 24 dhjetor shërbesa e vigjiljes

Krishtlindjet, At Grigor Pelushi në Report Tv: Festa më e madhe e krishtërimit, në 24 dhjetor shërbesa e vigjiljes