Zbulohen 500 rrënjë kanabisi brenda një banese në Angli, vihet në pranga 29-vjeçari shqiptar: Shkova vetëm për t'i korrur

Pamje brenda fermë së kanabisit

ANGLI- Autoritetet britanike kanë zbuluar një fermë kanabisi, ndërsa në pranga është vënë një shqiptar. Policia britanike zbuloi më shumë se 500 bimë narkotike kanabis me vlerë 380 mijë paund brenda një shtëpie tre katëshe në Gainsborough.

Në pranga u vu Olsi Ferhati, 29-vjeç, i cili u arrestua në Hotspur Road, ku ai kishte shkuar për të korrur disa nga bimët. Por ai mohoi që të ishte i përfshirë në ngritjen e fermës së kanabisit, apo në prodhimin e drogës.

Ferhati këmbënguli para gjykatës se ai kishte shkuar për të korrur 30 bimë dhe nuk ishte në dijeni se ishte një plantacion shumë i madh me bimë narkotike. Vendi ku ishin mbjellë bimët ishte përshtatur me ndriçim artificial, si dhe furnizimi me ujë ishte ngritur në banjo.

Avokati i tij tha se Ferhati nuk kishte dënime të mëparshme dhe u përfshi në kultivimin e kanabisit vetëm pasi humbi punën e tij për shkak të pandemisë. Ai u dënua me katër muaj burg, me kusht për dy vjet.

Akuzat kundër një shqiptari tjetër që u gjet në ndërtesë ranë pasi u zbulua se ai ishte viktimë e skllavërisë moderne.

Pamjet brenda fermës së kanabisit

M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me rekomandimin e Komitetit të Imunizimit për dozë të tretë vaksine për mbi 60 vjeçarët?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Shqipëria fiton 3 pozicione në rednitjen e FIFA-s, Kosova në rënie të lirë! Belgjika e para edhe me humbje