Zbulohen 6 kg Marijuanë në kufiri 
 në pranga transportuesi shqipta

Zbulohen 6 kg Marijuanë në kufiri <br /> në pranga transportuesi shqipta
Oficerët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar 6 kilogram lëndë narkotike e lloit Marijuanë në pikën kufitare me Shqipërinë në Vërmicë dhe kanë vënë në pranga shqiptarin i cili po e transportonte atë.

Oficeret doganor mbrëmë në orët e vona kanë arritur të kapin afër 6 kg substancë narkotike të llojit marihuanë. Një shtetas i republikës se Shqipërise është ndalur për kontroll rutinor gjatë hyrjes së tij për në Kosovë”, - thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.

Gjatë kontrollit nga ana e oficerve doganor është gjetur lënda narkotike e fshehur poshtë sedijes së pasme të automjetit. Është vënë menjëherë në prangat e policisë.

“Ky rast tregon përkushtimin e oficerve doganor në mbrotjen e shoqërisë dhe parandalimin e krimit të organizuar ndërkufitar. Dogana fton të gjithë qytetarët të lajmërojnë rastet e dyshimta përmes linjës së sigurtë në 0800 50 095”, - thuhet në njoftimin e Doganës.  Ndërkohë nuk ështe dhënë ende asnjë detaj në lidhje me identitetin e shtetasit. /Ekspress/

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës