Zbulohen arsyet e vërteta që
sollën divorcin e Sonit dhe Mirkos
Një nga problemet kryesore në një marrëdhënie në çift!
Lajmi që Soni Malaj i ka dhënë fund martesës me balerinin italian, Mirko Luccareli, dy vjet pas celebrimit të tyre në Tiranë, ka pushtuar mediat online ditët e fundit. Edhe pse ende nuk dihen arsyet e vërteta të këtij vendimi, ajo më kryesorja që është diskutuar më së shumti ka qenë distanca.
Çifti i një vajzë tre vjeç e gjysmë, Anna, kishin kohë që jetonin në vende të ndryshme dhe, me sa duket, nuk arritën ta gjejnë vendin e përbashkët për të vazhduar martesën e tyre.
Lajmi se Soni dhe Mirko janë në proces divorci, fillimisht u publikua në numrin e fundit të revistës “Story”, ku jepen edhe arsyet pse çifti i artistëve, ndër më të komentuarit në botën e showbiz-it kohët e fundit, kanë rënë dakord ta vazhdojnë jetën e tyre të ndarë.
Në të tjera detaje të afërm të çiftit shpeshherë kanë folur për mosmarrëveshje të vazhdueshme mes Sonit dhe Mirkos, që sipas tyre kishin konflikte, të cilat po çonin drejt prishjes së martesës.
Sipas burimeve shumë të afërta me gazetën, Mirko nuk ishte dakord për shumë dëshira të Sonit në lidhje me punën e saj. Problemi kryesor ishte që Soni, e cila prej vitesh vijon të jetë ndër këngëtaret më të mira dhe më të suksesshme në tregun muzikor, donte me çdo kusht të ndiqte karrierën muzikore në Shqipëri, ndërsa Mirko këmbëngulte që ajo të vendosej në Romë (Itali), aty ku edhe kishin shtëpinë.
Kjo çështje i bëri që ta jetonin disa kohë martesën e tyre në distancë dhe të mos binin kurrë dakord me njëri-tjetrit. Aktualisht, Soni jeton në Tiranë së bashku me vajzën e saj, por ende nuk dihet se me cilin nga prindërit do të jetojë Anna.
Askush prej të dyve nuk ka reaguar publikisht pas xhiros që lajmi bëri në të gjithat mediat, por Soni duket se e ka konfirmuar lajmin me mënyrën e saj – duke shpërndarë në Facebook lajmin e ndarjes.
/revistaclass/Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
93/3
Sondazhi i ditës:
E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?
-
Mazhorancës
20.4%
-
Opozitës
75.7%
-
Nuk e di
3.9%
Vota total: 2400
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rusia shkëmben të burgosur të luftës me Ukrainën
18 Tetor, 22:30
-
Meloni viziton Libanin: U pranua propozimi për armëpushim trejavor, tani duhet përpjekje nga pala izraelite
18 Tetor, 22:22
-
Jakin Marena: Berisha kërcënon policin, ’21 janari’ dhe ‘cirku’ i PD në Kuvend
18 Tetor, 22:02
-
Vizita e Presidentit Biden në Gjermani, bisedime për Lindjen e Mesme dhe Ukrainën
18 Tetor, 21:48
-
Ja pse marrja e vitaminës C është e rëndësishme në këtë periudhë, dozat e nevojshme dhe ushqimet ku gjendet
18 Tetor, 21:30
-
Ja si e gërmuam BUNKART 1! Të pathënat e Objektit 0774! Esencë-Report Tv
18 Tetor, 21:25
-
Biden: Mund të jetë më e lehtë të arrihet një armëpushim në Liban sesa në Gazë
18 Tetor, 21:18
-
Zhvlerësimi i valutave godet prodhimin vendas, në 9 muaj eksportet u ulën 47 mld lekë! ‘Made in Albania’ vlejnë më pak se vjet
18 Tetor, 21:06
-
Kurti në Paris: Kosova në mesin e ekonomive me rritjen më të shpejtë në Ballkan
18 Tetor, 21:00
-
Refuzimi i votimit elektronik, reagon Basha: U flak në plehra beteja e demokratëve! Pazari me sabotimin e reformës zgjedhore doli sërish në sipërfaqe
18 Tetor, 20:53
-
Mero Baze: Votimi elektronik dhe makthi i orës 20:00
18 Tetor, 20:47
-
Bruksel/ Samiti për Ukrainën, Zelensky perëndimit: Na mbroni ose ktheni armët bërthamore
18 Tetor, 20:33