Ilir Xhemalaj, një prej organizatorëve të protestave, thotë se në këto të fundit ka pasur edhe njerëz të Erion Veliajt, por pa fuqi reale mbi rrjedhën e tubimeve. Sipas kryetarit të Tiranës, kryeministri Edi Rama i ka vendosur 3 kushte, një prej tyre të pranojë se është përfshirë në protesta ose e presin 100 vite burg.
Por më interesante është një tjetër deklaratë e Xhemalajt: në protestë kanë marrë pjesë eksponentë të Partisë Socialiste.
Ilir Xhemalaj: Protesta ishte një konglomerat shumë i madh njerëzish, ka pasur njerëz me ide të ndryshme që ideali i vetëm ishte dorëheqja e kryeministrit. Ka pasur njerëz të Erion Veliajt aty. Lind pyetja a kanë pasur gjë në dorë të ndryshojë? S’ka pasur asnjë gjë në dorë që të ndryshonte rrjedhën e protestës, asnjëherë. Flamingot ishin. Që të ndryshonte ndonjë gjë nga kjo protestë, kanë qenë mundësitë zero, jo ata por askush s’mund të ndryshonte asgjë. Unë Erion Veliaj s’e kam parë, por kam parë eksponentë të PS.
-Po ne nuk i kemi parë, s’i ka parë as media? Pjesëmarrës apo organizatorë?
Ilir Xhemalaj: Pjesëmarrës.
-Kanë lidhje me Veliajn?
Ilir Xhemalaj: Jo.
Lajmi kryesor:
‘Lufta Veliaj-Rama nisi që prej arrestimit’, Duraj: Kryeministri ndërhyri në pushtetin vendor, kryetari e kuptoi lojën kur u dha vendimi i Gjykatës së Lartë







