Dekonspiroi arrestimin e Martinaj, burg efektivit! Pas dyshimeve të babait, merret në pyetje Indrit Dokle: S’kam lidhje me zhdukjen

LEZHË-  Agjenti i Forcës se Posaçme Operacionale Jeton Lami, i cili dyshohet se ka transportuar të shumëkërkuarin Ervis Martinaj, do të qëndrojë në burg. Nën masa të forta sigurie dhe me jelek anti-plumb, 28-vjeçari me banim në Tiranë, u njoh këtë të enjte me rivlerësimin e kushteve të masës së sigurisë të dhënë në mungesë ndaj tij.

Sipas burimeve në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, agjenti i policisë ka kyçur gojën para togave të zeza, ndërsa gjyqtari Aurel Arapi pranoi kërkesën e prokurorit Bardhyl Shehu dhe vendosi masën e sigurisë arrest më burg pa afat, ndaj 28-vjeçarit Jeton Lami për veprën penale “Shpërdorim detyre”. Në përfundim të seancës gjyqësore, avokati i të akuzuarit Gentjan Rumano paralajmëroi ankimim të vendimit në Gjykatën e Apelit.

"E konsideroj të papërshtatshme që të qëndrojë në burg, do ankimohet", tha ai.

Lami është kapur nga kamerat e sigurisë së një hoteli në Durrës, ku ka qenë i shoqëruar me Ervis Martinajn. Për herë të parë hetuesit kanë mundur të zbulojnë se më 5 Gusht 2022 Lami e merr Martinajn në zonën e veriut në një automjet luksoz audi “A8” dhe e transporton atë drejt Durrësit në një hotel në praninë edhe të një vajze ende të paidentifikuar. Më 7 Gusht policia ka imazhin e fundit nga Ervis Martinaj në qytetin e Durrësit dhe të Tiranës tek një hotel ndërsa më 10 Gusht xhaxhai i tij Faik Martinaj ka bërë denoncimin në polici për humbjen e kontateve me nipin.

Për gjetjen e Martinaj janë kryer një sërë hetimesh nga policia dhe prokuroria ndërsa një numër personash janë marrë në pyetje përfshi dhe Indrit Doklen i cili nga deklarimet e dëshmitarit të drejtësisë Nuredin Dumani, thuhet se Martinaj kërkonte të vriste për 500 mijë euro. Nga materialet hetimore të depozituara në masën e sigurisë në gjykatën e Kurbinit rezultojnë dhe dëshmitë e të afërmve të Martinaj mes tyre dhe babait të biznesmenit. Mustafa Martinaj ka kërkuar nga hetuesit të zbardhin edhe pistën e përfshirjes së Indrit Dokles pasi sipas tij dhe familajrëve deklarimi i Dumanit mund të ketë sjellë një hakmarrje të Dokles ndaj djalit të tyre. Vetë Dokle rezulton në listën e të pyeturve nga hetuesit dhe ka mohuar të ketë një përfshirje apo lidhje me këtë ngjarje që po heton prokuroria.

Zhdukja pa lënë gjurmë e Martinajt ka ardhur pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani gjatë muajit maj në kuadër të operacioni Plumbi i Artë, kohë kur Martinaj u shpall në kërkim nga SPAK. Efektivi Lame është zbuluar pas hetimeve që po kryejnë pas denoncimit që ka bërë familjari se Ervis Martinaj është zhdukur. Rreth dy javë më parë, xhaxhai, Faik Martinaj, ka denoncuar në Komisariatin e Policisë Lezhë se ka humbur kontaktet me nipin. Policia Shqiptare dhe Shërbimi Informativ janë përfshirë në një hetim të përbashkët për gjetjen e Ervis MartinajReport Tv ka mësuar se hetimet po përqendrohen brenda kufijve të vendit ku dyshohet se Martinaj fshihet prej disa muaj që nga operacioni “Plumbi i Artë” .

Kujtojmë se në korrik të vitit 2021, teksa përfundoi hetimet për vrasjen e Santiago Malkos, SPAK nënvizonte se plani ishte ekzekutimi edhe i Ervis Martinajt por s'kanë mundur ta gjejnë atë edhe pse kishin informacion se kishte udhëtuar në Spanjë apo Turqi.

Ervis Martinaj është në kërkim ndërkombëtar me urdhër të SPAK, pas dëshmive të të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani i cili ka thënë se Martinaj e kishte paguar për të vrarë Indrit Doklen. Ai ka thënë se 500 mijë euro do paguante Ervis Martinaj për këtë vrasje. Vetë Nuredin Dumani ka thënë se ka marrë porosi nga Ervis Martinaj për ta vrarë, ka rënë dakord që Ervisi të jepte për vrasjen e Indritit shumën prej 500 000 Euro dhe se ka marrë paradhënie shumën prej 100 000 Euro. Kujtojmë se Indri Dokle ka qenë numri 2 i Bandës së Durrësit dhe është i dënuar për “Krijim i organizatës kriminale”, “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të organizatës kriminale.

Ervis Martinaj është një prej njerëzve më të njohur të botës së krimit në vend. Ai është konsideruar si një nga njerëzit më të rrezikshëm në Tiranë, i akuzuar për vrasje dhe i dyshuar për disa ngjarje të rënda, që kanë tronditur kryeqytetin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:28
Martinaj gati t'i jepte 500 mijë euro Dumanit për ‘kokën’ e Indrit Dokles! Nr. 2 i ish bandës së Durrësit merret në pyetje për zhdukjen e tij

1661426944_62f4c807137ba1652985275dumanimartinajdokle.jpg

Indrit Dokole është marrë në pyetje në kuadër të hetimeve për zhdukjen e Ervis Martinaj. Sipas dëshmisë së të penduarit Nuredin Dumani, Martinaj ishte gati të jepte një shifër prej 500 mijë euro për eliminimin e tij.

Dumani ka thënë në SPAK në kuadër të dosjes ‘Plumbi i Artë’ se marrë porosi nga Martinaj për të vrarë në këmbim të shumcës 500 000 Euro dhe se ka marrë paradhënie shumën prej 100 000 Euro.

Gjithashtu Nuredini shpjegoi se në emër të Ervisit kanë vajtur dhe e kanë takuar në Kosovë dy persona një i thirrur Eli dhe një tjetër që është vëllai i Besian Xhixhës. Ata kanë vajtur me një automjet tip Hummer. Gjatë takimit Eli ka komunikuar me Ervisin dhe më tej me telefonin e Elit ka komunikuar me Elvisin i cili i ka propozuar vrasjen e Indrit Dokle. SPAK ka arritur të vërtetojë se Eli është pikërisht shtetasi Elvin Merlika, kurse shtetasi që Nuredini e prezanton si vëllai i Besianit është pikërisht shtetasi Alket Xhixha. Alket Xhixha dhe Elvin Merlika kanë udhëtuar në drejtim të Kosovës me automjetin tip Hummer të cilin e identifikon Nuredin Dumani. Në vijim të komunikimeve Nuredini ka marrë një shumë prej 100 000 Euro nga Martinaj.

Këtë variant e ka konfirmuar edhe Henrik Hoxhaj. Sipas këtij të fundit “çmimi ishte mbi 500.000 Euro pasi sipas Nuredinit personi nga i cili kishte marrë porosinë i kishte thënë kërko sa të duash, para i kishte lënë dorë të lirë tek çmimi”. Pas deklaratës së Dumanit fillimisht hetimet u  fokusuan në drejtim të identifikimit të vëllait të shtetasit Besian Xhixha, person i cili më parë kishte bashkëpunuar me Nuredinin në vrasjen e shtetasit Bujar Çela etj.

Në dosje thuhet se Nuredini dhe Hoxhaj pasi e kanë ndjekur për pak kohë Doklen kanë arritur në përfundimin se ky objektiv nuk ishte i lehtë dhe kjo porosi ngeli vetëm me fjalë dhe nuk u krye asnjë veprim./Shqiptarja.com

Ora 13:18
Zhdukja e Ervis Martinajt, merret në pyetje edhe Indrit Dokle

Hetimet për zhdukjen e Ervis Martinajt vijojnë ende hetimet. Report TV mëson se në pyetje është marrë edhe Indrit Dokle. Dokle ka mohuar të ketë një përfshirje apo lidhje me këtë ngjarje që po heton prokuroria.

Ora 13:17
Familja e denoncoi të zhdukur, merret në pyetje babai i Ervis Martinaj: Dyshojmë te Indrit Dokle

1661427936_640062f4d11b451b1.jpg

Është zbardhur dëshmia e të atit të Ervis Martinajt. Mësohet se Mustafa Martinaj është marrë në pyetje bë kuadër të hetimeve oër zhdukjen e Elvis Martinajt dhe ka kërkuar nga hetuesit të zbardhin edhe pistën e përfshirjes së Indrit Dokles pasi sipas tij dhe familjarëve deklarimi i Dumanit mund të ketë sjellë një hakmarrje të Dokles ndaj djalit të tyre.

Ora 12:00
Ndihmoi Ervis Martinaj të arratiset, avokati i efektivit: Do e apelojmë vendimin

 

Avokati i efektivit, Jeton Lami ka deklaruar se do apelojnë vendimin e Gjykatës që la në burg efektivin pasi ka ndihmuar Ervis Martinajn të arratiset.

“Lidhur me rrethanat e thera do sqarohen gjatë hetimit të çështjes. Qëndrimi ynë ishte vetëm në lidhje me kushtet e masës së sigurisë. E konsideroj të papërshtatshme që të qëndrojë në burg, do ankimohet. Janë rrethana të paqarta derisa të sqarohen gjatë hetimit”, tha Gentian Romano.

Ora 11:59
Ndihmoi Ervis Martinajn të arratiset, gjykata lë në burg efektin e Forcave Operacionale

Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për agjentin e Forcave Operacionale, Jeton Lami, i cili ka ndihmuar Ervis Martinajn të arratiset.

Ora 11:52
DETAJET/ Efektivi e transportoi Ervis Martinajn në një hotel në Durrës dhe pas një dite e mori sërish! Për herë të fundit u pa në Tiranë e më pas humbi kontaktet

1660207562_5bf2b7300cc01ervismartianj1001.jpg

Efektivi i Policisë Jeton lami ka dalë sot para Gjykatës së Lezhës. Sipas dosjes hetimore Lami e ka transportuar Ervis Martinaj me datë 5 gusht e ka dërguar me një mjet tip ‘audi’ tek një hotel në Durrës. Në pamje filmike ai shfaqet rreth orës 21:15 të mbrëmjes dhe e merr serish te nesërmen personin e shumë kërkuar po me të njëjtin automjet. Me datë 7, Martinaj është parë dhe në Tiranë e që prej asaj kohe ai ka humbur kontaktet.

Ora 11:49
Ndihmoi Ervis Martinajn të arratiset, agjenti i Forcave Operacionale del para Gjykatës së Lezhës me jelek antiplumb (VIDEO)

 

Agjenti i Forcave Operacionale, Jeton Lami, i cili ndihmoi Ervis Martinajn ka dalë sot para Gjykatës së Lezhës me jelek anti-plumb.

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • a...c i zones te lire.....: 27/08/2022 06:51

    ORE QE E KANE ZHDUKUR KJO U MOR VESH,,,,PO KETA NUK MBAROJNE KURRE,,,VRITU NJERI E HOP DEL TJETRI.....PO. MORE RRUGEN E KRIMIT ATY DO SHKOSH,,,O I VRARE,O I DJEGUR BRENDA NE MAKINE,,O I ZHDUKUR,,OSE E GJITHE FAMILJA E ZHDUKUR OSE E LARGUAR NGA VENDI.....ULNI KOKEN E PUNONI O TE MJERE SE DO JU SHQYEJNE KORBAT E ZHGABAT NE MALIN ME GROPA .....HA.HA.HA..

    Përgjigju
  • Lezhjani: 25/08/2022 21:38

    Se policia është e përlyer s'ka dyshime farë. Kemi një ish ministër në burg për lidhje me krimin. Ju kujtohet kur Tan Hoxha tha se kriminelet ruhen nga policët.

    Përgjigju
  • Qen endacak: 25/08/2022 18:00

    ne Durres ka nejt te Gjermani nen mbrojtjen e Avdylajve, camet e pabes i kane marre lekt dhe e kan qit jashte. Doqja po e pret me 3 karikatore se nuk ka ku mbytet me.

    Përgjigju
  • Jimmy: 25/08/2022 17:42

    Te punoj sa te doj Spak! Aksionet dekonspirohen nga brenda!jane njelloj me banditet! Me vjen keq qe e them po do shveshur komplet kupola e policis!!

    Përgjigju
  • Fredi: 25/08/2022 16:24

    Ky polici e ka shitur po jan te verteta qe e kan rrembyer dhe shumica e policve dhe shtetit jan ne shperbim te kriminelve. Kto i dim te gjith si shqiptar por ky popull eshte me halle dhe nuk ngrihet ta zhduki kte shtet e ata qe ishin atere behet ky vend

    Përgjigju
  • Pytje per Anin: 25/08/2022 15:20

    Kush eshte Dome/Domja?

    Përgjigju
  • Ani: 25/08/2022 14:47

    Indriti eshte bere bashke me domen , kete e paketuan milin po e kalbin ne burg , luli e lenti iken ne dubaj se nuk pateb k.. kshuqe domja vazhdon te bej ligjin tesh i ka ne krah edhe indritin edhe dukejt etj etj

    Përgjigju
    • Per vlonjatin: 25/08/2022 20:21

      Ore per ca ka nis sherri ketyre se kta kan vite edhe sbejn te mbaruar kaq i madh ka qen sebepi

    • Vlonjati: 25/08/2022 19:30

      Ku jan me para ja futen tani ushtarve te llanajve ja futen vet robit para ca vitesh doqja profesori dhe festa jan super 3she ne bashpunim me cipurin dhe buzderin

    • Vlonjati 2: 25/08/2022 17:38

      Je shum i sakt ata i kan ber kto vrasjet e fundit.Jasht vlore te shuajn ata kurse ne vlor me golavarazh jan me para ata te oslos nga ata

    • Vlonjati: 25/08/2022 17:15

      E para luli me lentin skan me lidhje bashk e dyta domja mos te kishte doqen dhe cipurin do I runte lesht

    • Per 'Per anin': 25/08/2022 16:01

      Ca sale leshi thu ti. Akoma me salen je ti. Tpaska lene 97 mbrapa ty.

    • Per anin: 25/08/2022 15:07

      Po kan shtetin sot neser kur t vij sala n pushtet nderrohet portokallja mos ki merak

  • Eeee: 25/08/2022 14:32

    Pupu ky i martuar me 3 kalamaj bredh me femra ne hotele. Nuk e di ajo nusja e vet ndonje fshatare e mbaruar qe mori kete. Gjynah. Kur bie katundari ne lek terbohet.

    Përgjigju
    • puk1: 25/08/2022 23:55

      s ka 3 kalamaj ky

  • Shteti: 25/08/2022 14:18

    O njerez po mir nqs ky esht vrar edhe zhdukur ku esht ajo vajza dhe ai djali qe kan qen me kte mbasi esht nda me policin a po i kerkon shteti ata se nqs i bie qe edhe ata ose jan zhdukur me ate ose i kan vra qe te 3 se shum pa lidhje po m duket

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 25/08/2022 14:11

    Pra Vis Martinaj eshte pare ne Peze me Gusht dhe serish me 9 Gusht ne Tirane. Ju kam thene qe Tirana eshte vendi me i sigurte per krimin sa kohe qe drejtor Policie per Tiranen eshte nje sharlatan si Lorenc Panganika qe eshte ne bordero te krimit.

    Përgjigju
  • Shoku kopi: 25/08/2022 14:08

    Rri me mire brenda se jashte te ha ujku tani or trim

    Përgjigju
  • Anonim: 25/08/2022 13:50

    KY MARTINI E DIM QE ESHT KRIMINEL , OO KY SURRAT URRITHI NUK ESHT ME I MIR SE GOJET E LUGA THON KY E KA BER ME ATE RECIN A SI E QUAJN , PO KETA JAN TI FUTESH NE NJE RHES TE GJITH BASHK DHE RJU MBYLLESH GRYKEN TI HEDHESH NE DET KU TE MOS DAL ME ASNJERI NGA KETA .

    Përgjigju
  • Beni: 25/08/2022 13:46

    Nuk e kuptoj si mund të nxjerësh nga burgu një person që ka vrarë njerëz ? Ata nuk ndryshojnë kurrë prandaj duhet ligji kapital ose burg përjetë i formës së prerë pa të drejtë apelimi dhe dua ti shikoj trimat që vrasin rrugëve si ne Afghanistan !

    Përgjigju
  • Turi: 25/08/2022 13:40

    Të gjithë nje fund kanë këta gangsterrat e leshit , gjithmonë do tju dal një tjetër që tjua mbush kokën me plumba . Mos i bini njeriut në qafë se asnjë nuk jua fal sado të fortë tju duket vetja mos harroni cso gjë që bëni ju kthehet dhjetëfish mbrapsht

    Përgjigju
  • Shkodra: 25/08/2022 12:30

    Gjykatat do te leshojn se jn te korruptuara po ishalla ta shenojn emrin ne list kundershtaret e tij

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni

NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni