Xhisiela Maloku, vajza që denoncoi për përdhunim djalin e deputetit të Fushë-Krujës, Rexhep Rraja dëshmi e tërhequr pastaj prej saj është marrë në pyetje nga Prokuroria e Krujës ditën e sotme.
Shqiptarja.com dhe Report Tv mësojnë se vajza është marrë në pyetje sot në Prokurorinë e Krujës për llogari të hetimeve të reja të nisura për rastin që ka ende disa pikëpyetje të pazbardhura, pas denoncimit të ish0oficerit të policisë Emiljano Nuhu. Burimet sqarojnë se në dëshminë e saj vajza i ka qëndruar disa prej fakteve të dëshmisë së saj fillestare por ka dhënë version tjetër për disa të tjera.
Një ditë më parë Report Tv mundi të lexojë ekspertizën mjekoligjore të kryer në trupin e 25-vjeçares, Xhisiela Maloku, në momentin që ajo ka bërë denoncimin ndaj ish të dashurit të saj Rexhep Rraja. Në këtë akt ekspertim një element i rëndësishëm për hetimin thuhet:
“Dërrmishtja në shpatullën e djathtë dhe ekimozat në pulpën dhe kërcirin e majtë, janë shkaktuar me mjet mbretës. Dërrmishjet e vërejtura në kofshën e djathtë, janë shkaktuar nga veprimi i faktorëve termikë, siç mund të jetë edhe cigarja. Dëmtimet e mësipërme hyjnë në kategorinë e atyre dëmtimeve të cilat kanë sjellë për pasojë humbjen e aftësisë së përkohshme për punë në masën deri në 9 ditë”.
Ekspertiza mjekoligjore për Xhisiela Malokun
Në këtë përfundim mbërrin mjeku Elton Serani në ekspertizën mjekoligjore për shtetasen Xhisiela Maloku. Sipas kësaj ekspertize dëmtimet që ka marrë 25 vjeçarja i kanë sjellë asaj pamundësi fizike për të qenë e aftë për punë, ekspertizë kjo e cila është shoqëruar për hetuesit edhe me tabelën fotografike të dëmtimeve. Fakti që ekspertiza mjekoligjore ka përcaktuar në raport 9 ditë paaftësi për punë, detyrimi sipas ligjit bën që hetimi i çështjes të vijojë, pavarësisht tërheqjes së kallëzimit nga e dëmtuara Xhisiela Maloku.
Historia e Xhisela Malokut ndonëse u denoncua dy muaj më parë, mori përmasa më të mëdha dhe u kthye në temën më të debatuar të momentit, pas dëshmisë së policit në komisariatin e Fushë-Krujës, Emiljano Nuhu i cili deklaroi se ishte kërcënuar me pistoletë në kokë për të mbyllur dosjen e hapur për akuzën e përdhunimit në ngarkim të djalit të deputetit të Partisë Socialiste, Rahman Rraja.
Ai akuzoi vëllain e deputetit se i ka vënë pistoletën në kokë, vetë deputetin Rraja, kryebashkiakun Artur Bushi dhe Taulant Ballën se ishin në mesin e 10 personave që e kërcënuan. N/komisari Emiljano Nuhudeklaroi se u kërcënua prandaj u arratis nga Shqipëria në datë 13.09.2018 duke braktisur detyrën, ndërsa kërkoi azil në Zvicër.
Kryetari i grupit të PS Balla, deputeti Rraja dhe kryebashkiaku Bushi kanë mohuar akuzat, ndërsa edhe vetë vajza mohoi të gjitha pretendimet e ish-oficerit të policisë. Report Tv publikoi dje ekspertizën mjekoligjore të kryer në trupin e 25-vjeçares, Xhisiela Maloku, në momentin që ajo ka bërë denoncimin ndaj ish të dashurit të saj Rexhep Rraja. Në këtë akt ekspertim një element i rëndësishëm për hetimin thuhet se ka pasur dëmtime në trup me mjet mbretës dhe cigare, por vajza e tërhoqi denoncimin, ndërsa më pas shpejgoi edhe arsyet.
Ndërkohë që dje, Drejtorja e SHÇBA, Anila Trimi ka përgënjeshtruar akuzat e ish-oficerit të policisë së Fushë Krujës, Emiljano Nuhu, lidhur me pretendimet se është kërcënuar me jetë në zyrën e tij, brenda stacionit të policisë së Fushë Krujës. Trimi tha se pas verifikimeve dhe shqyrtimit të pamjeve filmike, ka rezultuar se personat e pretenduar nga Nuhu nuk kanë qenë të pranishëm në datën 21 korrik në ambientet e policisë.
Komente











Po ca genti shkret esht cuni urt vec sufllaqe ka qef i shkreti me henger ka nejt 13 vjet ne angli pa u kthy esht cun me kultur ku ka bytha Aj me kundershtu xhelal rrejen aj i ban presion dhe edi rames se rru per te aj ka vra njerz sben numra edi I ka mort frig per vete I shkreti ca te bej sguxo me i fut ne burg
PërgjigjuKjo histori do mbyllet shpejt,nga kercenimet.
Përgjigjupo kte oficerin e policis Citozin dhe psikologen si ka mundesi qe nuk i kan arrestuar akoma esht e qart qe dhe psikologia esht perfshit kok e kemb
PërgjigjuNuk mund ti arestojne sepse vetem ne shqiperi psikologia punon ne ora 10 te nates ne komisariat. Citosi po eshte sntar i bandes se krujes. Ke te arestojne sipas teje?
po kte oficerin e policis Citozin dhe psikologen si ka mundesi qe nuk i kan arrestuar akoma esht e qart qe dhe psikologia esht perfshit kok e kemb
Përgjigju