Report Tv ka mundur të lexojë ekspertizën mjekoligjore të kryer në trupin e 25-vjeçares, Xhisiela Maloku, në momentin që ajo ka bërë denoncimin ndaj ish të dashurit të saj Rexhep Rraja. Në këtë akt ekspertim një element i rëndësishëm për hetimin thuhet:
“Dërrmishtja në shpatullën e djathtë dhe ekimozat në pulpën dhe kërcirin e majtë, janë shkaktuar me mjet mbretës. Dërrmishjet e vërejtura në kofshën e djathtë, janë shkaktuar nga veprimi i faktorëve termikë, siç mund të jetë edhe cigarja. Dëmtimet e mësipërme hyjnë në kategorinë e atyre dëmtimeve të cilat kanë sjellë për pasojë humbjen e aftësisë së përkohshme për punë në masën deri në 9 ditë”.
Ekspertiza mjekoligjore për Xhisiela Malokun
Në këtë përfundim mbërrin mjeku Elton Serani në ekspertizën mjekoligjore për shtetasen Xhisiela Maloku. Sipas kësaj ekspertize dëmtimet që ka marrë 25 vjeçarja i kanë sjellë asaj pamundësi fizike për të qenë e aftë për punë, ekspertizë kjo e cila është shoqëruar për hetuesit edhe me tabelën fotografike të dëmtimeve. Fakti që ekspertiza mjekoligjore ka përcaktuar në raport 9 ditë paaftësi për punë, detyrimi sipas ligjit bën që hetimi i çështjes të vijojë, pavarësisht tërheqjes së kallëzimit nga e dëmtuara Xhisiela Maloku.


Ekspertiza mjekoligjore e Xhisiela Malokut
Kjo ekspertizë është pjesë e dosjes hetimore të prokurorisë së Krujës e cila po heton rastin ndërsa në ngarkim të Rexhep Rrajës me akuzën e përndjekjes dhe nga kjo e premte është sekuestruar edhe nga prokuroria e Tiranës si një provë hetimore. Ajo çka kjo ekspertizë konfirmon është fakti se djegia me cigare është përmendur dhe nga Xhisiela Maloku në kallëzimin që ajo ka bërë pranë SHÇBA-s në drejtorinë e policisë Durrës në korrik 2018.
Pas nisjes së këtyre hetimeve nën drejtimin e prokurorisë Krujë e Tiranë këtë të premte janë marrë në pyetje shtetasja Xhisiela Maloku, mamaja e saj motra dhe një shoqe. Ndërkohë hetime po kryhen dhe me analizimin e pamjeve filmike të disa subjekteve si dhe telefonave celularë të shtetases Xhisiela Malokut dhe disa personave të tjerë në hetim për këtë rast.
Kjo histori u risoll në publik pas denoncimit që PD bëri nga selia e saj nëpërmjet oficerit të policisë në arrati Emiljano Nuhu, ku ai shprehej se ishte kërcënuar të mos hetonte më rastin e shtetases Xhisiela Maloku. Ndërsa sipas burimeve të Report Tv nga policia e shtetit konfirmohet se ndaj shtetasit Rexhep Rraja nuk ka asnjë masë ndaluese dhe sa herë ai është kërkuar nga prokuroria për të dëshmuar është paraqitur pranë akuzës së Krujës.
-
Me keto kurva qe ju ha bytha me dal me lloj lloj "gangsteri " apo te "forti" me makina te shtrejta e me pije te shtrejta e grog e pastaj ankohen pse na rrahen apo fiken cigaren ne trup!!! Merruni me djem zotni me shkoll e punetor se po u moret me keto tipa kjo Gja ju pret
Përgjigju -
Drejtesia po reformohet por sipas stilit te pushtetit dhe kjo duket qarte sepse ne vend qe te diskutohet per abuzuesin dhe deputetin kerkohet denimi per denoncuesin.Kjo esht drejtesia jone e bere me veting. Kjo eshte ppp Arta Marku qe do beje drejtesi.
Përgjigju -
I ka bo vete nga xhelozia. Eshte prere vete me thike dhe ka djegur veten me cigare. Mos guxoj kush te thote te kunderten sepse e dini vete.
Përgjigju-
Rexhepi apo Rraman Rraje je ti?
-
-
Tek ne esht paradoksi me I madh , ne vend qe te merren me viktimen dhe ate qe e ka bo Kshu , merren dhe analizojne ate qe e denoncoi dhe e boni publike , madje merren edhe me familjen e tij .
Përgjigju -
Kjo eshte nje nga dramat e shoqerise shqiptare 28 vjecare te nender demokratures ,ku i forti dhe parashumti dhe pushtetari nuk denohen . Por kjo vajze e demtuar , nuk eshte pjese e kesaj shoqeru qe kerkon drejtesi ?. Prandaj drejtesia eshte e keqa me e madhe qe duhet reformuar nga rrenjet , qe para ligjit te gjithe te jene te gjithe njesoj . Kjo ngjarje kerkon drejtesi por politiqenet te rrine larg drejtesise
Përgjigju












Komente
Komento