Zbulohen dokumentet/ Bien akuzat e prokurorit Hajdarmataj, IMT vendosi 60 mln lekë gjobë dhe kërkoi prishjen e objektit, gjykata pezulloi ekzekutimin

Zbulohen dokumentet/ Bien akuzat e prokurorit Hajdarmataj, IMT vendosi 60 mln lekë gjobë dhe kërkoi prishjen e objektit, gjykata pezulloi ekzekutimin

Besim Hajdarmataj

TIRANË- Dokumentet e zbuluara në Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit rrëzojnë akuzat e ngritura nga prokurori i njohur për përplasjet e tij me socialistët, Besim Hajdarmataj, i cili nesër pritet të përballet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit për akuzat e ngritura nga ndërkombëtarët.  Prokurori tropojan Hajdarmataj  ka akuzuar zyrtarët e IMT për mosveprim ndërkohë që dokumentet zyrtare tregojnë se inspektorët jo vetëm që kanë reaguar, por kanë gjobitur subjektin që është konstatuar pa leje me 60,000,000 lekë.

Në bazë të vendimit nr. 2962 datë 10/08/2020 pas ushtrimit ët kontrollit në subjekt, është konstatuar kundravajtja në tejkalim të lejes së marrë, duke sjellë marrjen e kundravajtës administrative prej 3,000,000 lekësh. Më pas, sërish IMT, pasi ka konstatuar se nuk është respektuar pezullimi i punimeve, duke marrë vendim nr. 3314 datë 2.03.2021 për të gjobitur subjektin me 57,803,400 lekë, duke e çuar në total mbi 60 milionë lekë shumën e dy gjobave të vendosura. 

Pas marrjes së gjobës së dytë, IMT ka shkuar më tej, duke marrë vendimin për prishjen e objektit të kundërligjshëm në të njëjtën ditë kur u vendos gjoba 57.8 milionë lekë.  Është Gjykata Administrative e Shkallës së Parë e cila e vënë në lëvizje nga subjekti që kreu kundravajtjen, mori vendimin për pezullimin  e prishjes së ndërtimit pa leje si dhe të ekzekutimit të gjobave. Për këtë vendim, IMT është ankimuar në Gjykatën e Apelit Administrativ, duke ndërmarrë kështu të gjitha veprimet që i parashikon ligji nga gjobitja me 3 mln lekë për konstatimin e tejkalimit të lejes, gjobitjen me 57.8 mln lekë për shkeljen e pezullimit të punimeve dhe më pas marrjen e vendimit për prishjen e objektit të kundraligjshëm.

Vendimi i Gjykatës për pezullimin

Gjoba e vendosur prej 3 mln lekësh

Gjoba e vendosur prej 58 mln lekë

Njoftimi i vendimit për shembjen e objektit

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja