TIRANË- Dokumentet e zbuluara në Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit rrëzojnë akuzat e ngritura nga prokurori i njohur për përplasjet e tij me socialistët, Besim Hajdarmataj, i cili nesër pritet të përballet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit për akuzat e ngritura nga ndërkombëtarët. Prokurori tropojan Hajdarmataj ka akuzuar zyrtarët e IMT për mosveprim ndërkohë që dokumentet zyrtare tregojnë se inspektorët jo vetëm që kanë reaguar, por kanë gjobitur subjektin që është konstatuar pa leje me 60,000,000 lekë.
Në bazë të vendimit nr. 2962 datë 10/08/2020 pas ushtrimit ët kontrollit në subjekt, është konstatuar kundravajtja në tejkalim të lejes së marrë, duke sjellë marrjen e kundravajtës administrative prej 3,000,000 lekësh. Më pas, sërish IMT, pasi ka konstatuar se nuk është respektuar pezullimi i punimeve, duke marrë vendim nr. 3314 datë 2.03.2021 për të gjobitur subjektin me 57,803,400 lekë, duke e çuar në total mbi 60 milionë lekë shumën e dy gjobave të vendosura.
Pas marrjes së gjobës së dytë, IMT ka shkuar më tej, duke marrë vendimin për prishjen e objektit të kundërligjshëm në të njëjtën ditë kur u vendos gjoba 57.8 milionë lekë. Është Gjykata Administrative e Shkallës së Parë e cila e vënë në lëvizje nga subjekti që kreu kundravajtjen, mori vendimin për pezullimin e prishjes së ndërtimit pa leje si dhe të ekzekutimit të gjobave. Për këtë vendim, IMT është ankimuar në Gjykatën e Apelit Administrativ, duke ndërmarrë kështu të gjitha veprimet që i parashikon ligji nga gjobitja me 3 mln lekë për konstatimin e tejkalimit të lejes, gjobitjen me 57.8 mln lekë për shkeljen e pezullimit të punimeve dhe më pas marrjen e vendimit për prishjen e objektit të kundraligjshëm.
Vendimi i Gjykatës për pezullimin
Gjoba e vendosur prej 3 mln lekësh
Gjoba e vendosur prej 58 mln lekë
Njoftimi i vendimit për shembjen e objektit
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?
-
Po
78.5%
-
Jo
18.3%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 191
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
KPA urdhëron KPK-në që të kryejë vetingun e ish-gjyqtarit të Pogradecit Besnik Maho
13 Maj, 19:26
-
Pas vendimit të KPA, Prokurorja Antoneta Sevdari kthehet në detyrë! Shteti duhet t’i kthejë pagat që prej përjashtimit në shkurt 2019
13 Maj, 12:54
-
Prokurori i Durrësit Anton Pali pezullohet nga detyra për një vit, dërgohet për riedukim
10 Maj, 12:54
-
Komisioneri Publik si ONM kërkon shkarkimin e Prokurorit të Tiranës, Valentin Preçi! Me gruan të papunë bleu apartament, kredinë ia pagoi vjehrri! Fshehu udhëtimet me vëllezërit Frroku
3 Maj, 16:49
-
Apeli i GJKKO-së lë në burg ish drejtorët e bashkisë Tiranë në hetim për dosjen '5D'
3 Maj, 15:05
-
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ‘vulos’ shkarkimin e gjyqtares Lindita Sinanaj
30 Prill, 20:29
-
Kreu i KLP përballë vetingut në KPA-së, e ankimoi Komisioneri Publik: T'i ndalohet emërimi në drejtësi për 15 vite! Balla: Ankimim nga tavolina
29 Prill, 11:02
-
Mbylli dosjet e Berishës, Shkëlzenit e Bashës, KPA shkarkon gjyqtarin Lazër Sallakun
25 Prill, 10:29
-
Dosja '5D' SPAK u komunikon akuzat ish drejtorëve të bashkisë Tiranë, Mariglen Qato, Redi Molla e Taulant Tushe
23 Prill, 13:53
-
KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Beratit Tasim Puci, Vetingu lë jashtë dhe ndihmësin ligjor të gjykatës Administrative
19 Prill, 21:43
-
KPA shkarkon prokurorin Erjon Pano
15 Prill, 18:29
-
'Vetingu' i kërkon Kuvendit rritjen e pagave për administratën e saj! Ja sa do të paguhet, sekretari i përgjithshëm, drejtori dhe këshilltari për median
10 Prill, 21:46