TIRANE - Kërkohet prej 1 muaj e gjysmë nga Interpol dhe policia shqiptare si autor i pengmarrjes së biznesmenit italian Andrea Calevo, ndërkohë ende nuk është arrestuar, ndërsa në rrjetet sociale prezanton jetën e tij luksoze. Janë këto fotot ekskluzive të siguruara nga A1Report dhe Shqiptarja.com për të shumëkërkuarin e drejtësisë italiane Emiliano Shota.

emiliano shota logo

22-vjeçari nga fshati Bilaj i Fushë Krujës pozon në foto i armatosur me pistoletë, automatik kallshnikov dhe makinat luksoze si Ferrari e Lamborxhini, ndërsa në disa foto duken edhe paratë në prerje 500 Euro të postuara nga Emiliano Shota.

emiliano shota logo

Prokuroria italiane firmosi urdhërarrestin ndërkombëtar ndaj 2 shqiptarëve, duke i hapur rrugën arrestimit të tyre në Shqipëri ndërsa ende ky urdhër arresti nuk është ekzekutuar pasi Emiliano Shota dhe shqiptari tjetër i njohur me pseudonimin “Tetri”, nuk janë gjetur ndonëse dyshohet se fshihen në territorin shqiptar.

emiliano shota logo

emiliano shota logo

emiliano shota logo

emiliano shota logo