Zbulohen këngë të Tefta Tashkos
regjistruar në 1942 në Milano

Zbulohen këngë të Tefta Tashkos <br />regjistruar në 1942 në Milano
TIRANE - Zbulohen katër këngë të panjohura të Tefta Tashko Koços, regjistruar në vitin 1942 në Milano nga shoqëria e famshme muzikore Columbia. Me titujt: “Ku do shkosh moj vajzë e vogël”, “Dallëndyshe vaj, vaj, vaj”, “Ishin dy kunata” dhe “Shamija e beqarit”, katër këngët ishin përfshirë në dy disqe, zbuluar së fundmi nga koleksionisti korçar Niko Kotherja.

Disqet kanë pësuar dëmtime nga koha, por kjo nuk ia zbeh shkëlqimin interpretimit dhe timbrit të mrekullueshëm të zërit të Tefta Tashko Koços.

Siç tregon djali i këngëtares, dirigjenti i njohur Eno Koço, këto këngë ishin regjistruar bashkë me një varg të gjatë këngësh qytetare, ekzaktësisht 42 këngë. Para pak vitesh Eno Koço ripunoi dhe përgatiti për botim 34 këngë, të cilat i kishte nëpër disqe në shtëpinë e tij, trashëgim nga e ëma.

“Jam i emocionuar për këtë zbulim, janë këngë mjaft të bukura. I mungonin repertorit të këngëve që u regjistruan atë kohë”, thotë Eno Koço për “A1 Report”, duke rrëfyer më tej rrethanat si u regjistruan këto këngë, pse ishin kaq të joshur të huajt për këngët shqiptare, dhe si u ruajtën përgjatë gjithë këtyre viteve këto disqe të rralla.

Deri më sot kishin mbërritur nga viti i largët 1942 vetëm 34 këngët që Eno Koço i përpunoi dhe i publikoi në një album, së bashku me disa arie e pjesë të tjera klasike interpretuar nga Tefta Tashko Koço. Ndërsa katër këngët e sapozbuluara, e çojnë numrin e tyre në 38.. Tashmë mungojnë ende edhe katër këngë të tjera për të plotësuar albumin prej 42 këngësh të regjistruara nga Tefta Tashko Koço në 1942 në Milano.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi