Zbulohen mure të hershme në kishën e Balldresë, historiani: Tregojnë vendbanime të lashta

Punimet që po kryhen në restaurimin e kishës së "Shën Premtes" në Balldre të Lezhës kanë nxjerrë në drita disa struktura murale. Muret e vjetër janë zbuluar në anën veriore të kishës, gjatë hapjes së një kanali për disiplinimin e ujërave dhe menjëherë punimet janë ndërprerë. Historiani Paulin Zefi thotë se këto mure tregojnë për vendbanimin të hershëm në këtë zonë, ndërsa ende nuk dihet se cilës periudhë i përkasin, gjë e cila pritet të qartësohet me ardhjen e ekspertëve të fushës.

"Nuk e dimë se cilit shekull i përkasin. Akoma nuk janë datuar. Presim që të vijnë ekspertët e fushës dhe të shohim se kujt perjudhë i datojnë. Muret janë të pa prekura, të pa dëmtuara. Normalisht nuk janë prekur strukturat që kanë dalë në dritë. Unë mendoj se janë ndërtuar paralelisht me kishën, në shekullin e 13, 14 ndoshta edhe në shekullin e 15-të. Këtu kemi dhe një varr pa inventor. Janë gjetur edhe disa fragmente eshtrash. Është lënë ashtu siç është zbuluar. Nuk e dimë nëse janë lidhur me kishën apo janë ndërtesa ët veçanta.   Ka vlera të veçanta arkeologjike. Ja shton më tepër vlerën kishës." ka thënë historiani Paulin Zefi.   

Kisha, monument kulture e cila i përket shekullit të 12 po restaurohet plotësisht me qëllim që të bëhet një aset historik i vizitueshëm.

"Kemi ndërhyrë në mënyrë jashtëzakonisht të thellë duke bërë rindërtime, restaurime. Gjatë përpjekjeve për të punuar janë zbuluar gjurmë të tjera të afreskeve nëpër mur të cilat duken se janë të shpërndara dhe kemi stopuar punën sepse presim që këto ditë ekspertë të kësaj fushe të vijnë dhe me kujdes të madh të zbulojmë çfarë mrekullie do të na dale në brendësi të kishës. Bëhet fjalë për muret anash. Kjo na bën që të mendojmë se ky objekt si I tillë është një objekt I rrallë për kulturën shqiptare." tha Nike Ukgjini, Famullitar i Kukelit

Edhe më herët gjatë punimeve restauruese në këtë kishë kanë dalë në dritë dhe disa afreske të cilat mbartin vlera të jashtëzakonshme historike.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Me trap nga Greqia në Shqipëri, sfida ekologjike e dy italianëve për të lundruar 173 km nga lumi Vjosa

Me trap nga Greqia në Shqipëri, sfida ekologjike e dy italianëve për të lundruar 173 km nga lumi Vjosa