Kohet e fundit eshte zbuluar nje anije e mbytur misteroze 100-vjecare ne ujrat shqiptare. Anija është civile, por e pajisur me mitroloz që të bën të dyshosh se është përdorur për qëllime ushtarake.

Anija eshtë zbuluar gjatë një ekspedite të organizuar nga Agjencia Kombetare e Bregdetit me specialistet amerikane te hartografise navale. Anija misterioze duket se është goditur teksa ka qenë në lundrim dhe ka rënë në thellësi të madhe.

anije e vjeter
Nga fotot që ofron roboti nënujor shikohen qartë mitrolozi i vendosur në bash i mbështjellë nga algat e shumta si dhe oxhaku i avullit. Anija  mendohet se është mbytur gjatë Luftës së Parë Botërore e goditur nga një silurë i nëndeteseve austriake, të cilat patrullonin edhe detin Adriatik nga baza navale austro-hungareze e Kotorit.

Në kuadër të 100 vjetorit të Luftës së Parë Botërore, Agjencia Kombëtare e Bregdetit, së bashku me specialistë të fushës, po punon për identifikimin dhe zbardhjen e disa prej tragjedive navale të ndodhura në detrat shqiptare. Në këtë kuadër ishin edhe xhirimet e fundit në reliktin historik të anijes se koracuar “Regina Margerita”, e cila u mbyt nga nëndetesja “Austria” në Gjirin e Vlorës /ATSH/

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)