Zbulohet arsyeja. Ja pse mori
fund marrëdhënia Seldi dhe Sinani

Zbulohet arsyeja. Ja pse mori<br />fund marrëdhënia Seldi dhe Sinani
“Ndarja” e shumë përfolur e Seldit dhe Sinanit duke mos bërë më bashkëpunime muzikore ka qenë ndër temat kryesore të Show Bizz-it dhe pas kësaj duket se qëndron një arsye e fort.
 
Shkak për këtë është bërë një zënkë, fajtori i të cilit ka qenë Seldi dhe kjo gjë është pohuar nga të dy.
 
Gjatë një interviste për Prive, Sinani shprehet se gjithçka ka ndodhur mes tyre, në fakt, është ekzagjeruar dhe se shkak për ndarjen e tyre ka qënë shkëputja për një farë kohe e Seldit nga karriera muzikore.
 
“Ka pasur një tërheqje në fakt, në atë kohë, të Seldit nga skena artistike. Pasi mbaroi Akedeminë e Arteve për kanto, djali bëri edhe një kurs në Amerikë dhe ky ka qenë një shkak pauze në atë kohë nga ana e Seldit. Mirëpo portalet e morën si një prishje, si një grishje, derisa shkruan atë që u pëlqeu atyre, gjë që është e drejtë e tyre. Por ndërpreja e bashkëpunimeve erdhi pas 2-3 bashkëpunimeve. S’mund të ishim në çdo duet bashkë.“Sigurisht, një grindje e vogël ka ndodhur mes nesh, por nuk është e atij rangu që kanë shkruar portalet…” – shprehet Sinani.
 
 Ndërkaq nga ana tjerë, Seldi shprehet se shkëputja ka ardhur si pasojë e angazhimeve të shumta që ka pasur në atë kohë por edhe për shkak të moshës.
 
“Faktikisht përgjigje presin shumë njerëz, por në kohën kur u bë bashkëpunimi me Sinanin “Adrenalina”, unë po mbaroja Akademinë dhe pas saj, duhet të bëja edhe një Master. Mirëpo, nga angazhimet e shumta, e lashë pak pas dore. Edhe neglizhenca ime për shkak të moshës, si çdo i ri ishte ndikoi në atë kohë. Këtu filloi edhe ngërçi që filluan të shkruajnë të gjithë…. Në atë kohë shkova për një periudhë 8-mujore në Amerikë për Master. Ajo lëvizje, ndoshta nuk më bëri mirë për karrierën, por më bëri mirë mua, për të reflktuar…”, tregon Seldi.
 
Seldi dhe Sinani do të rikthehen së shpejti në tregun muzikor me një tjetër bashkëpunim, duke i shuar të gjitha zërat për prishjen e miqësisë së tyre. 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ E rrallë, foka viziton bregdetin e Sarandës

VIDEOLAJM/ E rrallë, foka viziton bregdetin e Sarandës